“Kolonia shqiptare” në Zurich, sa pak përfaqësojnë kombin tonë!

26 Tetor 2018, 12:14Sport TEMA

Zurich-u është një nga klubet që ka patur një histori të mirë dhe të bukur me shqiptarët.

Zviceranët kanë përkrahur lojtarët me origjinë shqiptare, madje aty kanë lënë dhe gjurmë. Kujtojmë Burim Kukelin dhe Armando Sadikun, të dy shumë të vlerësuar në klubin e Superligës së Zvicrës.

Skuadra pas disa viteve të errëta dhe rënies në ligën e dytë është rikthyer në elitën e futbollit zviceran dhe po bën mjaft mirë në ligën e parë.

Tradita nuk ka ndryshuar, pasi përbërja e shqiptarëve në skuadër është e lartë, madje janë dhe protagonistë. Momentalisht, në ekipin e parë të Zurich-ut luajnë 7 shqiptarë.

4 futbollistët më të rëndësishëm dhe që po aktivizohen më shumë janë sulmuesi Benjamin Kololli që ka shënuar 3 gola në 10 ndeshje të aktivizuara. Lojtari ka zgjedhur kombëtaren e Kosovës duke i dhënë drejtim dhe karrierës ndërkombëtare.

Një emër i rëndësishëm është dhe mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu.

Ky i fundit ka luajtur 3 ndeshje deri tani me minutazh të plotë, ndërsa nuk është grumbulluar në asnjë sfidë tjetër, shkak dëmtimi.

Emri më i lakmuar është Mirlind Kryeziu.

Mbrojtës, 21 vjeç me të dhëna të mira. E nisi si titullar sezonin, por e humbi formacionin rrugës. 7 ndeshje për të, 6 si titullar. Futbollisti është në dilemë të madhe ndërmjet Shqipërisë, apo Kosovës. Ka qenë pjesë e Zvicrës U-17.

Toni Domgjoni është lideri i padiskutueshëm i këtij ekipi. 20-vjeçari i lindur në Kroaci ka luajtur në 11 ndeshje me skuadrën e trajnerit Magnin.

Ai lakmohet nga Shqipëria, Kosova, por momentalisht po luan me shpresat e Zvicrës.

Kroacia nga krahu tjetër ka shfaqur interes për lojtarin duke qenë se ka lindur në shtetin fqinj. Në listën e këtyre lojtarëve të rëndësishëm zënë vend dhe të rinjtë e prespektivës si Izer Aliu, 18-vjeçari që luajti 2 ndeshje në total këtë sezon, për 58 minuta dhe është pjesë e Zvirës U-19. 17-vjeçari Bledian Krasniqi që ende nuk ka debutuar me ekipin e parë, por luan me Zvicrën U-17. Lavdrim Rexhepi është një emër tjetër. 20-vjeç, por ende asnjë minutë për të.

Pa kombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje