Për 10 vitet e fundit, super sfida mes Barcelonës dhe Realit të Madridit përveçse një rivalitet mes klubeve ka qenë dhe një duel personal mes dy yjeve më të mëdha të futbollit: Kristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Por asnjëri prej tyre nuk do të luajë të dielën pasdite ku Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në “Camp Nou”.
Cristiano Ronaldo, është larguar tek klubi i Juventusit pas 9-viteve tek “Los Blancos” ku arriti që të fitojë 15 trofe, duke përfshirë katër kurora të Ligës së Kampionëve.
Edhe Lionel Messi do të mungojë, pas një thyerje të krahut në fitoren 4-2 të fundjavës së kaluar kundër Sevillas.
Ky do të jetë “El Clasico” i parë që nuk do të luajë as Messi as Ronaldo që nga dhjetori i vitit 2007, kur Reali triumfoi me një gol të Julio Baptista.
Që atëherë, Messi dhe Ronaldo kanë qenë yjet që kanë pasur vemendjen më të mëdha në këtë super duel.
Messi është më para se Ronaldo sa i përket golave dhe asistëve në të gjitha ndeshjet duke shënuar 26 gola dhe ka qenë asistues në 14 raste.
Supersfida mes Barcelonës dhe Realit të Madridit do të luhet këtë të dielë në orën 16:15 në “Camp Nou”. (TemA)