Në thelb kjo është një histori dashurie, po ajo që i ndodhi Luis Figos në kthimin në “Camp Nou”, ishte diçka më shumë pasi tifozët për njëriun që dashuronin i hodhën atij kokën e prerë të një derri.
Ju mund të dini se si filloi e gjitha, kur lojtari më i admiruar i Barcelonës, Luis Figo, u largua për t’u bashkuar me Real Madridin në vitin 2000.
Dy vjet më vonë, kthimi i mesfushorit portugez në Barcelonë me fanellën e bardhë të rivalëve të tyre prodhoi një nga mbrëmjet më dramatike në historinë spanjolle të futbollit.
Të shtunën, më 23 nëntor 2002, emocionet e “El Clásico” u zhvilluan më shumë pasi një kokë derri – ndër shumë gjëra të tjera – u hodhën në fushën e “Camp Nou” në drejtimin e Figos.
Dëshmitarët e asaj ndeshje kujtojnë atë mbrëmje të jashtëzakonshme.
Anna Blasco, tifoz i Barcelonës:
Unë kurrë nuk do ta harroj atë; ishte një mbrëmje spektakolare. Ajo lloj zhurme, ajo atmosferë – unë kurrë nuk kam përjetuar një gjë të tillë para ose që prej asaj kohe.
Ne ndërtuam një dashuri të madhe ndaj Figos gjatë pesë viteve të tij në klubin tonë. Unë në fakt isha shumë i dashuruar me të, dhe kishte një ndjenjë të vërtetë të tradhtisë rreth lëvizjes së tij në Madrid.
Ne të gjithë presinim njëfarë reagimi ndaj tij, por nuk prisnim atë që ndodhi.
Michael Robinson, ish lojtari i Liverpool, Republikës së Irlandës dhe sulmuesi i Osasunës, tani gazetar në Spanjë:
Ne kishim një program që doli për 16 vjet në Canal + në Spanjë të quajtur El Dia Despues (The Day After) .
Luis Figo u shfaq duke bërë tradhëtinë më të madhe të mundshme – duke nënshkruar me Real Madridin. Këto ishin arsyet që krijuan reagimin më të ashpër që kam parë në jetën time në çdo arenë sportive.
Joan Gaspart, ish president i Barcelonës:
Tifozët e Barcelonës e adhuruan Figon, dhe për shkak se ata ndiheshin aq afër tij, nuk mund të kuptonin se si mund t’i linte ata në atë mënyrë.
Ata ia përcollën këtë në reagimin e tyre në stadium atë natë. Deri më sot ata ende ndihen të prekur prej tij.
Ignacio Gil, fotograf për gazetën ABC:
Kur arrita në fushë, tifozët po vërshëllenin me zë të lartë pasi lojtarët e Real Madridit dolën nga tuneli për të kryer nxhmjen para ndeshjes. Disa nga ata që ishin pranë meje po mbanin pankarta me shenja të mëdha të dollarit.
Ishte një natë e jashtëzakonshme. Dallimi i madh është se për të hedhur kokën e një derri të vërtetë duhet të përgatitesh.
(TemA)