David de Gea: Duhet të përqëndrohemi tek fitoret dhe jo tek kontratat

27 Tetor 2018, 13:27Sport TEMA

Portieri i Manchester United David de Gea ka deklaruar se është i fokusuar tek fitimi i ndeshjeve dhe jo tek firmosja e kontratave, pavarësisht se është ende nuk ka një akord për një marrëveshje të re më ‘Djajtë e Kuq”.

Kontrata e 27-vjeçarit përfundon verën e ardhshme, dhe Man United kërkon që ta zgjasë deri në vitin 2020 marrveshen me portierin spanjoll.

Trajneri i United Jose Mourinho ka thënë se nuk është “i sigurt” nesë De Gea do të nënshkruajë një kontratë të re, por vetë portieri këmbëgul se është “shumë i lumtur” në Old Trafford.

Duhet të përqendroheni në atë që është e rëndësishme. Ajo që ka rëndësi është ekipi dhe të gjithë ne jemi të fokusuar në atë që ne duhet të përqendrohemi, e cila është fitimi i ndeshjeve, në vend të kontratave apo ndonjë argumenti tjetër që mund të jetë një shpërqendrim”, tha De Gea për Sky Sports.

De Gea, u bashkua me Unitedin nga Atletico Madrid në vitin 2011 në një kontratë 18.9 milion paund. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje