FIFA pezullon projektin ambicioz të Botërorit të Klubeve

27 Tetor 2018, 13:09Sport TEMA

Pavarësisht idesë, gjithçka do të shtyhet në lidhje me reformën e FIFA-s për Botërorin e Klubeve.

Dalja kundër në lidhje me këtë çështje nga UEFA dhe Shoqata e Klubeve Europiane ka detyruar presidentin e organit më të lartë të futbollit botëror, Gianni Infantino, të lërë pezull projektin.

Ky turne do të zhvillohej në fillim të verës e pritej të sillte miliarda euro të ardhura, por në Evropë e shohin si një konkurrent direkt të Champions League.

Evropianët pretendojnë se, në rast zhvillimi të këtij botërori klubesh, do të ndikonte negativisht në kalendarin e ndeshjeve, duke i bërë lojtarët të sforcohen më shumë se ç’duhet.

Gjithashtu, do të bëhej një hendek edhe më i madh mes skuadrave të mëdha dhe klubeve të tjera në kampionatet respektive.

Shoqata Evropiane e Klubeve, e cila kryesohet nga presidenti i Juventus, Andrea Agnelli, i ka shkruar në ditët e shkuara Infantinos për të sqaruar pozicionin kundër të ekipeve më të fuqishme në Kontinentin e Vjetër.

Gjithsesi, ana ekonomike të bën të mendosh 2 herë në lidhje me këtë situatë.

Një shoqatë mësohet të ketë ofruar deri në 25 miliardë dollarë për të menaxhuar të drejtat e projektit dhe kjo bën që gjërat mund të ndryshojnë shpejt.

Në mars, Këshilli Administrativ i FIFA-s do të mblidhet në Miami e ndoshta mund të ketë përsëri bisedime në lidhje me këtë çështje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje