“El Clasico” do të luhet për herë të parë këtë për këtë sezon të dielën pasdite, dhe fokusi në Spanjë tek të dy ekipet është reparti i sulmit.
Ky do të jetë “El Clasico” i parë që Real Madridi dhe Barcelona do të përballen me njëri-tjetrin pa Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon që nga viti 2007, dhe kjo ka bërë që mediat spanjolle të fokusohen për të gjetur se kush do të jetë kërcënimi kryesore në sulm për të dy ekipet pas mungesës së të dy lojtarëve.
“Marca” beson se puna do të bjerë tek numri 9-të i secilës skuadër, me Luis Suarez dhe Karim Benzema të dy të vendosur për të luajtur një rol kyç.
Uruguai ka shënuar gjashtë gola në nëntë paraqitjet e tij të fundit kundër Realit, ndërsa Benzema ka realizuar 16 gola në 28 paraqitje kundër rivalëve të tyre.
Real Madridi ka luajtur në të gjitha garat që kur Julen Lopetegui ka marrë drejtimin e skuadrës madrilene në verë dhe në Spanjë janë të bindur se një rezultat i dobët të dielën ndaj katalanasve mund të jetë një fund i parakohshëm i tij në Bernabeo.
Megjithë problemet e tyre, Luis Suarez këmbëngul se Barcelona duhet të jap më të mirën e tyre për të siguruar fitoren në “Camp Nou”.
Përveç Marca, “Mundo Deportivo” e përshkruan Suarezin si makthin tjetër të Realit pasi ata përqëndrohen në rekordin e Suarezit kundër “Los Blancos”, ndërsa “Sport” thjesht e përshkruan sulmuesin si ‘të uritur’.
Ndërkohë, AS përqëndrohet në vendimin që Lopetegui duhet të bëjë në këtë ndeshje.
Ata sugjerojnë se trajneri i Realit duhet t’ia besojë lojën Isco, për të mbajtur shpresat tek lojtari spanjoll në skemën 4-4-2 krahas Gareth Bale dhe Benzema. (TemA)