Është mbyllur pa fitues sfida e parë e fazës së dytë të Kategorisë Superiores mes Kamzës dhe Tiranës.
Dy ekipet që janë në krizë rezultatetsh nuk kanë arritur dot sërish të dalin nga ky ngërç duke ndarë nga një pikë në këtë duel.
Të dy golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë ku të parët që kaluan në avantazh ishin 24-herë kammpionët e vendit të drejtuar nga Ardian Mema me anë të të Sentamu në minutën e 64-të.
Por, gezimi i miqve do të zgjaste fare pak pasi në minutën në 69-të Fukui do të barazonte shifrat duke ndëshkuar ish skuadrën e tij.
Në minutat në vijim të dyja ekipet u përpoqën për të gjetur goline avantazhin, por nuk arritën dot duke marrë vetëm nga një pikë.
Pas këtij barazimi Tirana renditet në vendin e shtatë me 9-të pikë, ndërsa Kamza pozicionohet në vendin e tetë me 8-pikë.
Më poshtë dy golat e takimit në ndeshjen Kamza-Tirana. (TemA)
Goli i shënuar nga Sentamu
Goli i shënuar nga Fukui