Skandal menaxhimi! Italia i vodhi Shqipërisë U17 portierin në grumbullim

28 Tetor 2018, 11:38Sport TEMA

Përfaqësueset shqiptare të moshave janë bërë së fundmi objekt kritikash për shkak të paraqitjeve të dobëta, por duket qartësisht se rezultatet sportive nuk janë i vetmi problem i tyre.

Menaxhimi skandaloz që u bëhet atyre ka sjellë edhe raste si ai që ka ndodhur së fundmi, ku Italia i ka vjedhur para hundës përfaqësueses shqiptare U17 portierin me të cilin kjo e fundit priste të përfaqësohej në  eliminatoret e Europianit që po zhvillohen këto ditë në vendin tonë.

Marko Molla është portieri i cili prej një viti grumbullohej rregullisht me përfaqësuesen U17 si dhe luajti me të në ndeshje miqësore.

Por djaloshi i cili luan me ekipet e moshave të Bolonjës në Itali, me sa duket nuk  ka ndjerë veten mirë në radhët e kuqezinjve, ku u kthye në zgjedhje të dytë, Ndaj në vend që të përfundonte duke luajtur me fanellën kuqezi të Shqipërisë, ai ka përfunduar duke luajtur me Italinë U17 në Europian.

Vip Sport ka mësuar se italianët ndiqnin prej kohësh portierin e talentuar dhe sapo kanë mësuar për problemet e tij me Shqipërinë, nuk kanë ngurruar t’i shtrijnë dorën atij, duke e bërë pjesë të tyre.

Kjo, në paditurinë e plotë të stafit të Shqipërisë U17 dhe FSHF-së që e kishte në plane portierin dhe mendonte se ai nuk kishte asnëj lloj alternative tjetër.

Kësisoj, më datë 15 tetor, kur u publikua lista e kombëtares për grumbullimin zyrtar, emri i Marko Mollës ishte i përfshirë aty dhe trajneri Mustedanagiç e priste në grumbullim.

Por lojtari nuk iu përgjigj pozitivisht ftesës dhe FSHF e mësoi vetëm një ditë më vonë arsyen pse. Emri i Mollës u shfaq në listën e trajnerit Karmine Nunciata të Italisë U17, që u bë publike me 16 tetor dhe ai iu përgjigj pozitivisht asaj ftese.

Lojtari ishte më i kënaqur që të ishte zëvendësues te Italia sesa te Shqipëria, vendim i cili i siguroi atij më pas edhe një vend mes 20 lojtarëve që kanë zhvilluar ditën e shtunë me Italinë ndeshjen e parë në Europianin e kësaj grupmoshe.

Kësisoj, paaftësia dhe keqmenaxhimi i kombëtares, ka bërë që Shqipëria të humbë një tjetër talent të perspektivës, një kosto të cilën si gjithmonë në FSHF, nuk do ta marrë përsipër askush./vipsport.al/

4 komente në “Skandal menaxhimi! Italia i vodhi Shqipërisë U17 portierin në grumbullim”

  1. tifozi kuq e zi says:

    NUK e ka vjedhur italia , por jan maskarenjt e kti vendi qe kan perzen me maskarallikun e tyre gjysmen e SHQIPTARVE jasht atdheut , si ne politik dhe ne federat e futbollit , ata mostra jan ; ARBEN DUKA ne politik , ARMANDO DUKA ne federat , maskarenjt rrjedhin nga nje krahin nga nje fis ne te shumten e rasteve , i pari i perze SHQIPTARET me PDn perpara ; i dyti i perze futbollistet dhe talentet nga KOMTARJA , kta na kan ren per pjes , drejtohemi nga pjesa me e keqe e kti populli , po u dirigjove nga maskarenjt maskaralliku nuk ka fund , ti behet rrugambar se Armand Duka ka plot kosovar .

  2. tifozi kuq e zi says:

    NUK e ka vjedhur italia , por jan maskarenjt e kti vendi qe kan perzen me maskarallikun e tyre gjysmen e SHQIPTARVE jasht atdheut , si ne politik dhe ne federat e futbollit , ata mostra jan ; ARBEN DUKA ne politik , ARMANDO DUKA ne federat , po e mar si shembull , maskarenjt rrjedhin nga nje krahin nga nje fis ne te shumten e rasteve , i pari i perze SHQIPTARET me PDn perpara ; i dyti i perze futbollistet dhe talentet nga KOMTARJA , kta na kan ren per pjes , drejtohemi nga pjesa me e keqe e kti populli , po u dirigjove nga maskarenjt maskaralliku nuk ka fund , ti behet rruga e mbar se Armand Duka ka plot kosovar .

    1. ben says:

      Presidenti amerikan John Fitzgerald Kennedy thoshte: “ask not what your country can do for you, ask what you can do for your country.” mos shiko se cka bere atdheuj per ty, por shiko se c’mund te besh ti per atdheun.
      Jemi mesuar me legena qe nen sebepin se qenkan trajtuar keq, braktisin vendin e tyre dhe luajne per te tjeret. Por ne mburremi me djem si kapiteni legjendar Lorik Cana qe kishte mundesi te luante per Francen apo Zvicren, por ndoqi zemren e tij, Shqiperine, prandaj do jete I ndertuar per gjithmone.

  3. Korrupsioni me futbollistet e vegjel U-17 says:

    Nuk eshte vetem Ai i larguar.Nga djemte e U-17 qe fituan turneun ne San Marino kete vit traineri Mustendanagic largoi ne menyre te habiteshme edhe qendermbrojtesin e talentuar Klev Vasjari,i cili tashme qe prej 5 muajsh stervitet intensivisht dhe eshte i perzgjedhur ne U-18 te Elite Development te Brentfordit ne Londer. Dhe te mendosh qe reparti i mbrojtjes se tanishme te U-17 te Shqiperise ne keto dy ndeshjet e fundit ka perfunduar si me i dobeti i kompeticionit….! ( 9 gola te pesuar !). Mos valle formacionin e ben paraja …?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje