Helikopteri i Vichai Srivaddhanaprabha, pronari i Leicester City, u rrëzua mjaft pranë stadiumit “King Power” vetëm pak minuta pasi “Dhelprat” kishin dalë nga fusha pas barazimit me West Ham-in për llogari të Premier League.
Helikopteri i 60-vjeçarit tajlandez u rrëzua në një parkim ngjitur me stadiumin pak minuta pasi ishte ngritur nga toka.
Të pranishmit në vendngjarje kanë parë se mjeti fluturues ka bërë disa spirale në ajër, u përfshi nga flakët e më pas ra në tokë.
Dukej qartë se motori ka pasur probleme në motor, duke mos e shmangur tragjedinë në familjen e Leicester City-t. Bashkë me pronarin e skuadrës ishte dhe djali i tij.
Menjëherë sapo është mësuar për ngjarjen, lojtarë të “Dhelprave” kanë shpërthyer në lot, të parë dhe në rrugët pranë stadiumit nga tifozë e të pranishëm. Lajmi tashmë ka pushtuar Britaninë e Madhe dhe Tailandën…