VIDEO: "Manita" e Barcelonës, katalanasit shkatërrojnë në "El Classico" Realin

28 Tetor 2018, 18:17Sport TEMA

Në këtë El Clasico munguan Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, por nuk mungoi spektakli.

Barcelona e dominoi Real Madridit në fitoren e tyre 5-1 në Camp Nou në La Liga.

Goli i parë erdhi nga Philippe Coutinho pas asistimit nga Jordi Alaba. Pak minuta më vonë Arthur kishte nje tjeter rast për gol, por Thibaut Courtois bëri një pritje të mirë.

Epërsia e vendasve u thellua në minutën e 30-të kur Luis Suarez shënoi nga pika e bardhë, por ky gol ishte historik pasi ishte i pari që erdhi nga analizimi i VAR-it.

Los Blancos e filluan mirë pjesën e dytë dhe ishte Marcelo ne te 50-ten që shënoi golin e vetëm në këtë takim për Los Blancos.

Ishte Suarez ne minuten e 75-te që shënoi edhe një herë për të qetësuar tifozët vendas, ndërsa ishte serish uruguaiani qe kompletoi het-trikun në minutën e 83-të.

Për të bërë këtë humbje të dhimbshme u kujdes Arturo Vidal me një gol me kokë në minutën e 87-të.

Me shumë mundësi kjo do të jetë ndeshja e fundit e Julen Lopeteguit në krye të Real Madridit pasi tani nga të gjithë po pritet shkarkimi i spanjollit nga detyra e trajnerit.

Pas kësaj fitore Barcelona renditet në vendin e parë me 21 pikë, kurse Real Madridi në vendin e nëntë me 14 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Barçës është kundër Rayo Vallecanos, ndërsa Los Blancos ndaj Valladolidit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje