VIDEO: Milani vuan, por merr tre pikë me Sampdorian

28 Tetor 2018, 20:14Sport TEMA

I është dashur shumë punë Milanit për të marrë tri pikët kundër Sampdorias këtë të diel në mbrëmje, me xhenovezët që mund të kishin dalë totalisht ndryshe nga ky takim.

Kuqezinjtë e Gattusos lanë kështu pas një mesjavë të zymtë pas humbjes kundër Betis për të marrë një fitore 3-2 që i afron edhe më tepër me zonën e Champions League.

Vendasit kaluan të parët në epërsi në të 17’, kur Suso krosoi bukur nga e djathta në zonë dhe Patrick Cutrone i lënë totalisht vetëm kërceu mbi të gjithë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Sampdoria realizoi një përmbysje spektakolare në vetëm dhjetë minuta, kur fillimisht Saponara dhe më pas Quagliarella shënuan dy gola shumë të bukur.

Por avantazhi i miqve zgjati vetëm pesë minuta pasi në të 36’ ishte Gonzalo Higuain i cili kombinoi bukur me Cutronen dhe pranë portës nuk mund të gabonte.

Në të 62’ Suso dhuroi spektakël kur pas një zbritje të shpejtë lëshoi një të majtë spektakolare duke zënë në befasi portierin kundërshtar.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje