Tifozat e Partizanit ndezin sfidën: Ftojmë presidentin e trukimeve Ardjan Takajn, të ndjeki ndeshjen me ne në tribunë

28 Tetor 2018, 20:59Sport TEMA

Partizani-Skenderbeu do te jete ndeshja kryesore qe do te mbylle javen e 10-te te Kategorise Superiore, e cila do te luhet neser ne oren 19:00 ne “Selman Stermasi”.

Permes nje postimi tifozat e kuq, kane garantuar se takimi i neserm nuk do te kete asnje incident duke ftuar gjithashtu dhe Ardjan Takajn presidentin e Skenderbeut qe ta shohi ndeshjen me ata ne tribune.

Guerrlis shtojne se Takaj eshte i ftuar te marre dhe bilancet e dhunes se tyre me vete e ti krahasoj qetesisht bashke me bilancin e tij trukimeve.

Postimi i tifozave te Partizanit.

Neser i gjithe stadiumi do te bucase e ushtoje, pa u ndalur minute pas minute, plot pasion e krenari ! Se bashku deri ne fitore …
Hajdeni te gjithe, mbeshtetja tashme duhet me shume se cdo here !

Nga ana tjeter ftojme publikisht presidentin e ekipit te trukimeve i cili duhet theksuar qe eshte i prekshem dhe pa prapavije politike te vije ta shohe ne tribunen tone ndeshjen, bashke me ato qe gatuan skenarin e ndeshjes se fazes se pare.

I rikujtojme qe ne vitet e fundit asnje incident nuk ka ndodhur ne Tirane, sa here eshte zhvilluar kjo ndeshje, kujtojme qe dhe neser ndeshja zhvillohet pa polici, por garantojme qe asnje steward nuk do ja mesyje me gure tifozeve miq.

E ftojme te marre dhe bilancet e dhunes sone me vete e ti krahasojme qetesisht bashke me bilancin e tij trukimeve. Ne fund te dalim ne konkluzionin se kush eshte dhunuesi i vertete i kesaj loje.

Ne te pasionit apo ti i biznesit te trukimeve…(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje