Nuk e kanë fajin stadiumet, tifozët janë braktisur në “tavolinë”

29 Tetor 2018, 11:16Sport TEMA

Pas Kukësit e Kastriotit, ja edhe Laçi u bë një skuadër “emigrante” në kampionatin shqiptar, pas punimeve për fushën në stadium.

Nuk mjafton kjo, por ka mjaft ekipe që nuk stërviten aspak në qytetin e tyre, Kukësi gjatë gjithë vitit, apo Laçi me kohë të pjesëshme.

Ishte më keq, kur Superliga kishte në përbërje edhe Korabin e Peshkopisë apo ndonjë ekip tjetër.

Gjithsesi, do të ishte gabim i madh nëse do të quhej largimi nga stadiumet si shkak që skuadrat janë shkëputur nga tifozët.

Nëse do të pyesësh kompaninë që menaxhon shitjen e biletave për kampionatin, do të kuptosh se braktisja e tifozëve ka ndodhur më përpara.

Kur stadiumet janë bosh, ose thuajse bosh, diçka është thyer në lidhjen mes publikut dhe ekipit të zemrës, dhe fajin asnjëherë nuk e kanë qytetarët.

Le të thonë presidentët se “lekët më përpara i pijnë raki, sesa blejnë biletë për në stadium”.

Pyetja e thjeshtë është se përse pëlqejnë më shumë rakinë BMV sesa një ndeshje Superlige?

Kjo i shpjegon të gjitha, dhe duket se braktisja e tifozëve nga ana e klubeve është bërë në “tavolinë”, pra për shkak të rezultateve që sikur nuk vendosen edhe aq në fushë. (Sfidanti.al)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje