Antonio Conte është trajneri favorit për të marrë drejtimin e Real Madridit pasi Julen Lopetegui pritet që të shkarkohet pas disfatës 5-1 nga Barcelona të dielën në “El Classico”.
Italiani, i cili u largua nga Chelsea në verën e shkuar pas dy vitesh në Stamford Bridge, është i gatshëm të marrë vendin e punës së Lopeteguit dhe të zhvillojë bisedime me presidentin e Real Madrid , Florentino Pérez.
49-vjeçari ka një mosmarrëveshje ligjore për të zgjidhur me Chelsean dhe, nëse kjo do jetë një pengesë, atëherë Reali ka shumë mundësi të rikthehet tek emri tjetër i cili është Santiago Solari.
Reali, megjithatë, mbetet i bindur se Conte do të jetë në gjendje të pranojë kërkesën e tyre dhe shpresojnë që të njoftojnë ndryshimin e trajnerit sa më shpejt.
Lopetegui, i cili zëvendësoi Zinedine Zidane në verë, pritej të largohej nga detyra e tij që javën e kaluar pas një humbje në shtëpi me Levanten, por qëndroi pas një fitorje të ngushtë 2-1 ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve të martën .
Ditët e tij ishin numëruar pas humbjes së dhimbshme në Camp Nou të dielën, duke e lënë ekipin e tij në vendin e nëntë, shtatë pikë pas Barcelonës, shkuran “The Guardian”.
Lopetegui, i cili u detyrua të largohet nga posti i tij si trajner i Spanjës pak ditë para nises së Kupës së Botës, pas ndeshjes kundër Barcelonës, tha:
“Jam i trishtuar, është një goditje e rëndë, por unë kam forcë për të vazhduar dhe besimin se gjërat do të përmirësohen”, deklaroi Lopetegu. (TemA)