Zyrtare: Real Madrid shkarkon Lopetegui-n, ja kush do të jetë trajneri i ri

29 Tetor 2018, 21:44Sport TEMA

Gjigantët spanjollë aktualisht ndodhen në vend të nëntë të La Liga-s pas ndeshjes së gjashtë pa fitore dhe humbjes së tretë radhazi.

Disfata e fundit ndaj Barça-s ka vulosur shkarkimin e trajnerit spanjoll. Santiago Solari është emëruar si trajneri i përkohshëm.

Lopetegui u transferua te Real gjatë verës, duke u larguar nga përfaqësuesja spanjolle vetëm disa ditë përpara se të fillonte Kupa e Botës.

Por ai ka paguar çmimin e një starti të tmerrshëm të sezonit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje