Reali humb toruan, sillet si PSG për një lojtar nga Argjentina

29 Tetor 2018, 19:35Sport TEMA

Real Madrid është pranë blerjes së yllit argjentinas Exequiel Palacio-s nga River Plate.

Mesfushori ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane gjatë muajve të fundit.

Gjithsesi, mesa duket Los Blancos kanë fituar garën për firmën e tij dhe do të paguajnë 20 mln euro.

Lajmi ka qarkulluar në Buenos Aires të hënën dhe TyC Sports raporton se ai mund të mbërrijë në kryeqytetin spanjoll në qershorin e 2019-ës.

Kjo do ta lejonte lojtarin të fillojë fazën përgatitore me klubin e ri pasi të ketë përfunduar edicioni aktual i Copa Libertadores dhe Superliga Argjeninase.

Largimi i tij është një humbje e madhe për River. Real Madrid është aq i bindur për cilësinë e argjentinasit, sa që ka ofruar 5 mln euro më shumë se klauzola e tij në mënyrë që të finalizojë operacionin.

Nëse çdo gjë shkon siç pritet, marrëveshja do të mbyllet në dhjetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje