“Real Madridi pa Cristiano Ronaldon humb 5-1. Ky është ndryshimi”

30 Tetor 2018, 10:00Sport TEMA

Joao Cancelo lavdëroi bashkëlojtarin e tij me Juventusin dhe Portugalinë, Cristiano Ronaldo, duke e quajtur atë “fitues të lindur”, sepse iu jep ekipeve ku luan një atmosferë të veçantë.

Duke u bashkuar me Juventusin këtë sezon, pas një huazimi tek Interi, 24-vjeçari është bërë një element i padiskutueshëm në të djathtë të bardhezinjve.

Megjithatë, Cancelo ka më shumë fjalë për bashkë-atdhetarin e tij.

“Unë jam duke folur për një lojtar, që ka bërë dallimin kudo që ka shkuar, sepse Ronaldo është ndryshe nga të gjithë të tjerët, – tha ai për “Sky Sport Italia”. – Kur arriti te Juventusi, nuk ngriti vetëm nivelin e skuadrës, por edhe nivelin individual të shokëve të tij.

Juventusi ka qenë gjithmonë një klub i madh, por tani me Cristianon jemi transformuar, synojmë Ligën e Kampionëve. Cristiano ka lindur për të fituar dhe ndihmuar shokët e tij të fitojnë”.

Në lidhje me “Topin e Artë”, Cancelo nuk beson se ka ndonjë diskutim, pavarësisht nga pretendimet e Lionel Messit, Luka Modric dhe Antoine Griezmann.

“Çdo ditë stërvitem me Cristiano Ronaldon dhe deri tani ai ka fituar pesë trofe të tillë, – shtoi portugezi. – Nëse Cristiano nuk e fiton këtë vit, është e pabesueshme.

Ai është më i miri i të gjithëve dhe sezonin e kaluar ishte më vendimtar sesa çdo lojtar tjetër.

Cristiano fitoi Ligën e Kampionëve si protagonist absolut, duke shënuar 15 gola.

Pa Cristiano Ronaldon, Real Madridi humb 5-1. Ky është ndryshimi”.

3 komente në ““Real Madridi pa Cristiano Ronaldon humb 5-1. Ky është ndryshimi””

  1. Tironsi says:

    Me kristianon ka humbur 5-0. Te pakten ben nje gol

  2. SB says:

    Ky ka te drejte. Me Ronaldon Reali ka humbur 5-0,4-0 etj prandaj
    keta portugezet vleresojne shume njeri tjetrin.

  3. Realmadrid says:

    Bravo “Tironsi”, je shume i sakte. Barcelona-Realmdrid 5-0 ne 2009, Realmadrid-Barcelona 0-4 ne 2015, Realmadrid-Barcelona 0-3 ne 2017, etj, etj,. Ronaldo mire qe iku me deshiren e vet, po rri duke bo dhe gam gam gjithe kohes. Ike nga Reali, mbylle gojen dhe vazhdo punen aty ku ke shku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje