Ish lojtari i Leicester, Mahrez: Vichai ishte një baba për mua, golin dedikim për të

30 Tetor 2018, 15:40Sport TEMA

Lojtari i Manchester City Riyad Mahrez ka dhënë një mesazh emocionues për presidentin e Leicester City Vichai Srivaddhanaprabha.

Mahrez tha se Vichai ishte si një baba për atë, ku i dedikoi dhe golin ndaj Tottenhamit pronarit të Leicester, i cili u nda nga jetë të shtuënën në një aksident me helikopter.

Srivaddhanaprabha dhe katër të tjerë vdiqën në aksident në stadiumin King Power.

“Ka qenë shumë, shumë e vështirë për mua. Ai ishte shumë i veçantë për mua. Kam kaluar katër vjet e gjysmë atje dhe kam shumë kujtime me të. Ai ishte një njeri  i mirë dhe kishte një zemër të madhe. Ishte shokuese për mua që ta dëgjoj këtë lajm dhe për të gjithë njerëzit e tjerë që vdiqën me të, jam me Leicester dhe familjen e viktimave”, u shpreh Mahrez për “Sky Sport”.

Mahrez u bashkua me Leicester nga Le Havre për  400,000 mijë paund dhe ishte një nga lojtarët më të mirë të atij ekipi që bëri historinë duke fituar titullin e parë në histori në vitin 2015-2016.

Ai u transferua tek Manchester City për 60 milion paund në korrik, shkruan BBC.

Mahrez shënoi golin e vetëm në fitoren e Manchester City në Ëembley dhe festoi me duart në drejtim të qiellit në kujtim të njeriut që ishte në krye të Leicester gjatë gjithë kohës së tij në klub. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje