Një klimë e rënduar është krijuar në marrëdhëniet midis minoritetit grek dhe Tiranës, dhe si rrjedhojë në marrëdhëniet midis Athinës dhe Tiranës, duke rrezikuar kthimin në ditët e vështira të viteve ’90, kur ata kishin arritur në prag të kolapsit.
Kjo vjen pas vrasjes nga policia shqiptare në Bularat, në rrethana të diskutueshme, të minoritarit grek 35-vjeçar Konstandinos Katsifas, ditën e festës kombëtare të 28 tetorit.
Atmosfera brenda pakicës greke në jug, përshkruhet si e elektrizuar. Besohet gjerësisht se kjo ishte një “vrasje gjakftohtë”, e cila mund të shmangej dhe se minoritari i armatosur mund të arrestohej pa pasur gjakderdhje, nëse, siç pretendohet, qëllimi përfundimtar i autoriteteve shqiptare nuk ishte frikësimi i elementit grek.
Me rastin e episodit të përgjakshëm, në shoqërinë shqiptare po kultivohet përmes një pjese të mediave dhe veçanërisht rrjeteve sociale, një klime histerie anti-greke.
I ndjeri Katsifas paraqitet sinjë “ekstremist grek” i cili i shërbente planeve të qarqeve nacionaliste të Greqisë kundër Shqipërisë.
Ato e përshkruajnë atë si “një anëtar të forcave të armatosura greke” dhe e lidhin në mënyrë të drejtpërdrejt me Agimin e Artë – disa prej tyre dhe me organizatën MAVI (Fronti për Çlirimin e “Epirit të Veriut”).
Deklarata ndoshta e nxituar, dhe jo shumë politike e Kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi Athinën sepse ajo paraqiti (MPJ) “si të papranueshme” humbjen e jetës së një “të çmenduri” dhe e ftoi atë për t’u lutur së bashku që nuk ka pasur humbje njerëzore “nga një absurditet ekstremist”, i elektrizoigjërat, në vend se të ulte tensionin, siç i takonte të bënte nga pozicioni i tij.
Në këtë çështje ndërhyri dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili ishte një nga protagonistët në përkeqësimin e marrëdhënieve greko-shqiptare në fillim të viteve ’90, i cili i bëri thirrje Athinës për të frenuar ‘anti-shqiptarizmin primitiv’ dhe Tiranës ‘anti-hellenizmin primitiv’.
Drejtuesit e minoritetit, siç ishte rasti i deputetit dhe kryetar i PBDNJ-së Vangjel Dule, duke parashikuar rrezikun për një përkeqësim të mëtejshëm të klimës, i bënë thirrje pakicës për të trajtuar me qetësi situatën edhe pse të vështirë, ndërsa njëkohësisht akuzuan autoritetet shqiptare si përgjegjëse për zhvillimin e këtij incidenti.
Në këtë kuadër, organizmi politik i minoritetit grek OMONIA, në një deklaratë ku akuzon policinë shqiptare “për ekzekutimin gjakëftohtë” në 35-vjeçarit minoritar, thekson se “policia shqiptare nuk ka respektuar “rregullat e neutralizimit” dhe se Tirana po kultivon një “klimë psikologjike të dhunës” kundër pakicës etnike greke.
Drejtori i gazetës “TemA” Mero Baze, kërkoi përmbajtje nga të dyja palët dhe që të ulen tonët.
Megjithatë, është në vazhdim debati për kushtet e paqarta nën të cilat u zhvillua incidenti në Bularat, në një moment kur në ceremoninë përkujtimore në varrezat e ushtarëve të rënë grekëndodhej dhe përfaqësuesja e Qeverisë greke, Ministrja e Kulturës Myrsini Zorba.
Policia shqiptare këmbëngul se ajo mbërriti në shtëpinë e Katsifas pas lajmërimit nga fqinjët të cilët i thanë se ai ishte i armatosur dhe kur shkuan në vendngjarje ata u qëlluan nga Katsifas”.(Kathimerini)
nuk ka qetesi dhe paqe me njethundraket arabe,pasardhes te dobiceve te sulltan Muratit………………..
Thuja Kazanpidhit, apo Kazanxhidhit tat
Shqiperia duhet ta shpalli te vrarin terrorist. Greqia do ta perdore kete ngjarje kunder Shqiperise. Qeveritaret tane te diplomacise duhet te jen me te zhdervjellet. Keta po perpiqen ta bejne hero dhe kerkojne 1 min heshtje ne Parlament. Ne duhet ta shpallim terrorist qe erdhi ne Shqiperi me arme ne dore te vrase policet shqiptare. Qeveritare mos jini naive. Greqia prandaj i ndertoj varrezat per te bere lemsh Shqiperine dhe per te ngjallu ndjenjen anti-shqiptare. Kjo vrasje dhe veprimet e ketij idioti krijojne ndjenjen anti-shqiptare. Cdo gje e organizuar. Menduan se nuk do ta vrisnin. Por shteti shqiptar duhet ta shpqlle terrorist dhe te njoftoje BE-ne dhe te gjitha ambasadat per cfare ndodhi. Shikoni te paguarit e Greqise qe bejne komente si ky i listuari i pari. Vazhdon komente per te ngjallur ndjenjen anti-shqiptare dhe percarjen mes shqiptareve dhe minoritareve greke. Jane njerez te paguar dhe punojne ne sherbim te qeverise greke.
,,V.dhe antishqiptarizmi’‘ Simbas teje pothuajse gjysma e botes qe na urrene qenka paguar nga Greqia! apo ndoshta e kane nga inati se jemi shume te perparuar.Nese per ndonje arsye apo shkak egziston perçarja atehere diçka nuk shkon, ket problem se kane kombet tjera,po ne, çfar dhe çka na perçane!!!