Mega-aeroporti i Stambollit që turpëron edhe Gjermaninë dhe ana e errët e tij

30 Tetor 2018, 12:05Politika TEMA
Mega-aeroporti i Stambollit që turpëron edhe Gjermaninë dhe ana e

Jo çdo gjë ishte gati ditën e inagurimit të aeroportit të Stambollit të hënën.

Kadri Samsunlu është megjithatë i kënaqur. Ai drejton shoqërinë e aeroportit, IGA. Të dhënat kryesore të projektit në momentin e inagurimit: Dy nga gjashtë pistat e zbritjes dhe fluturimit janë gati, edhe kulla në formë elegante tulipani.

225.000 vende pune do të krijojë ky aeroport dhe deri në vitin 2025 ai do të kontribuojë rreth 5% për prodhimin e përgjithshëm bruto të Turqisë.

“Këtë e kemi bërë me paratë turke, me punëtorë turq, me dijen turke”, thotë Samsunu. “Kjo na jep shumë vetëbesim. Kur shoh rreth e rrotull, jam krenar. Ia kemi dalë mbanë.”

Për afër katër vjet, Samsunlu dhe kolegët e tij kanë arritur të ngrenë në këmbë një projekt kolosal, Berlini mund vetëm të ëndërrojë për një gjë të tillë, aeroporti i tij ende pret hapjen pas 12 vjetësh në ndërtim

200 milionë pasagjerë në vit

Dimensionet e aeroportit të ri të Stambollit janë gjigande. Me 76 milionë metra kuadrat sipërfaqe të përgjithshme ai është tre herë më i madh se aeroporti i Frankfurtit. Që nga çelja e tij, ai është më i madhi në Europë, me 90 milionë pasagjerë në vit. E kjo është faza e parë e katër etapave.

Pas 10 vitesh ky aeroport do të mundësojë lëvizjen e 200 milionë pasagjerëve në vit. Sipas Samsunlu janë investuar deri më tani 7,5 miliardë euro.

Aeroporti i ri shihet si projekti më i dashur i presidentit turk, Erdogan dhe simbol i ngjitjes së Turqisë në fuqi ekonomike globale. Erdogan kërkon ta kthejë Stambollin në nyjen më të rëndësishme ajore mes Europës, Azisë dhe vendeve arabe.

Por aktualisht ekonomia turke është në krizë, lira ka humbur shumë në vlerë, inflacioni është në rritje. Megjithatë Erdogan e nxiti ngritjen e aeroportit dhe inagurimin e tij në 95-vjetorin e themelimit të Republikës.

Prestigj me çmim të lartë

Por suksesi i një projekti të tillë ka edhe anën e vet të errët. Sipas raportimeve në media, fshatarët turq janë shpronësuar me detyrim. Ambientalistët turq kritikojnë, prerjen e drurëve në hapësira të mëdha pyjore, pra shkatërrimin e mushkërisë së gjelbër të Stambollit.

Punëtorët që punuan për ngritjen në kohë rekord të aeroportit raportojnë për kushte të tmerrshme pune: mungesa në sigurinë e punëtorëve, aksidente me vdekje, ushqim i keq, probleme me pagesat.

“Na kanë trajtuar si skllevër”, thotë Cemal Özder që ka punuar 9 muaj në aeroport. “Kemi filluar në mëngjes në orën 8:00 dhe kemi ndalur së punuari shpesh deri në orën 23:00.

Disa thonë, se duhet të punonin gjithë natën, dhe të paraqiteshin megjithatë për punë të nesërmen në mëngjes. Gjithmonë na bënin presion, më shpejt, më shpejt, duhet të mbaroni punë.”

Kur ai i kritikoi publikisht problemet me punëtorët, u shkarkua, rrëfen Özder që angazhohet në sindikatën turke për të drejtat e punëtorëve të aeroportit.

Greva, protesta, të vdekur

35.000 vetë kanë punuar në kantierin e ndërtimit të aeroportit nga fillimi i punimeve. Siguria e punës dhe masat e sigurisë linin shumë për të dëshiruar, thotë Cemal Özder.

Të paktën 38 vetë kanë humbur jetën, sipas të dhënave të sindikatave. Disa burime bëjnë fjalë për disa qindra të vdekur. Ndërsa qeveria dhe shoqëria e aeroportit për 30 të vdekur.

Në Shtator mijëra punëtorë hynë në grevë, pas një aksidenti me një autobus ku u lënduan 17 vetë. Edhe në këtë aksident ka pasur të vdekur.

“Mund të jetë aeroporti më i madh në botë, por për mua në këtë projekt ka mbetur gjaku i punëtorëve”, thotë Cemal Özder.

Drejtuesi i aeroportit, Kadri Samsunlu pranon se ka pasur probleme gjatë realizimit të projektit, por këto janë zgjidhur, sipas tij. “Punëtorët kanë kërkuar ndryshime, dhe ne kemi reaguar pas kësaj.

Mendoj, se furnizimi është më i mirë tani, dhe me këtë problemi është zgjidhur, sipas meje. Punëtorët janë të lumtur.”

Puna fillon në vitin 2019

Samsunlu thotë se dëshiron të shohë përpara e jo pas. Ka shumë për të bërë në këtë aeroport edhe pas hapjes zyrtare të tij. Zhvendosja e planifikuar e aeroportit aktual Atatürk do të kryhet në fund të vitit.

Në janar 2019 pritet që aeroporti të fillojë tërësisht nga puna, deri atëherë pritet që të ketë simbolikisht vetëm 5 fluturime në ditë. Edhe lidhja hekurudhore mungon.

Aeroporti është 50 kilometra larg qendrës, ndërsa linja e metrosë pritet të përfundojë në vitin 2020.

Madje edhe emri i mungon aeroportit të përmasave XXL. Sipas spekulimeve ai mund të mbajë emrin e sulltanit të fundit të perandorisë osmane, Amdylhamidit të II, ose madje edhe vetë emrin e presidenti Erdogan.

24 komente në “Mega-aeroporti i Stambollit që turpëron edhe Gjermaninë dhe ana e errët e tij”

  1. Andi says:

    E ashtu eshte ne fakt i ka ra ekomomia te shkreteve. Po vdesin per buke.

    1. ELIOT says:

      Ha ha ha Erd Dogani i ben keto gjera me dollaret e poullit ;;;;; E din ky gazetari sa merr nje Gjermane dhe sa merr nje Turk apo eshte tyc si diktator Er Dogan koqja ;;;; Cfare debilash ;;Perse nuk flasin gazetat ne Shiperi per miqesine Er Dogan dhe Serbia ;;; Qe ja fusin Shqiptarev si ne kohen e Skenderbeut apo jeni akoma idiota ;;Turqia po turperon Gjermanine ;;;;; ha ha ha ha duhet me qene gomari me i madh ne bote te shkruash idiotizùa te tilla ;;;;Ka 2 million Turq qe punojne ne Gjermnaai qe Gjermania i mban me buke dhe i cojen Turkut Er Dogan miliona dollare ne vit ;;; Dhe gjermana ne fillim kujdeset per popullin dhe jeten e tyre para se te beje nje LULE ne mes te FERRAVE si Er diktatori ;; ; HEJ GAZETA KENI HARRUAR QE TURKU ER KARI E FTOI SERBEN VUCHIC PE INAGURIMIN E AEROPORTIT ME TE MEADH NE KATUND SE E KA VELLAH SERBIN DHE NE ARNAUTEVE DON TE NA I FUSI SI SULLTAM MURATI NE SHEKUJ …. AI QE SE KUPTON ESHTE NJE ANALFABET I PASHKOLLUAR QE FEJA JA KA MBYLLUR SYTE .. DHE AEROPOTI CHERLLE DE GAULLA NE PARIS ESHTE 5 HERE ME I MADH SE KY I ER DOGANIT .. MERCI ..

  2. undefined says:

    Ana e erret !!!! Gazetar kazani .

  3. Katolik Roman i Konvertuar ne Protestant says:

    Sa Shume Vuajn keta Turqit, Vetem Aeroporti i Ka shkuar sa Ka Buxhetin Shqiperia.

    1. Komentuesi says:

      Flisni ju flisni,pirdheni,e shfryhuni nga inati se ju bene mire.Turqija dhe qeveria e tij po bene mbrekullira,si ky aeroport gjigande,ju thoni ,jo kriza,jo inflacioni,u vrane njerez,dhe punetoret kane punuar si skllever.Pika qe nuk ju bje.Kush ju beson juve more muter gazetar,qe,kerkoni te beni propagande nga bytha.Dielli nuk mbulohet me shosh.Ju llapaxhinjet e kazanit vazhdoni ti bini fyellit te xha Brahos me nje vrime.

  4. Shvejk says:

    O Andi, kafshet kenaqen vetem me buke njeriu ka nevoje edhe per liri.

    1. trimi says:

      Erdogani nuk eshte vetem lider i Turqise, por lider i gjithe botes muslimane. Zoti i dhente shendet dhe jete.

      1. A says:

        Mblidh more mendjen

      2. petriti says:

        Mos shko ne ate rruge o “trim”.

  5. Nik says:

    Gazetat italiane Repubblica shkruan nè bazè tè gazetès turke Hyrrjet se janè mbi 200 puntor tè vdekur dh janè trajtuar nè mènyr çnjerèzore. Pèr tè realizuar planin ekonomik lidhur me aeroportin vihet nè dyshim me njè pikpyetje e madhe ndèrsa pèr tè ftuarit qè morèn pjesè nè ceremoni ishin tè pranishèm tè gjithè drejtuesit e vendeve ballkanike .Inagurimi i parè pèr Azerbaxhan dhe Qipro.
    Gazetari i kazanit vendos nè dyshim aeroportin gjerman se ka 12 vjet qè punohet dhe nuk realizohet kjo vepèr,gazetari i kazanit duhet tè informohet se Luftansa èshtè njè prej kompanive mè tè fuqishme nè europè dhe me pagesat mè tè larta pèr punonjèsit e vetè,mos krahasoni kurrè gjermanin me otomanèt.

    Lajme nga kazani ballkanik.

  6. Malo says:

    Per ty Ushtari Zhvejk:
    Me cfar syri Edhe mase e ke matur lirine qe kemi ne ahqipetaret,apo do tna krahasoshe me cfar?besoje me Japonine se Turqia ne na len Edhe per liri e gjithcka ne fund te Kavallit,dhe jo vetem por gjithe vendet e rajonit jane para vendit tone.

  7. interist says:

    ca krahasoni kot gjermanine me turqine, si te krahasosh naten me diten. gjermanet bejne aeroporte funksionale e jo me u hap bythe si jevgjit sic bejne turqit. aty duket hendeku i madh mes evropianit dhe provincialit.

  8. vlonjati says:

    udhetoj 5 here ne vit nga stambolli per ne Hong Kong dhe kompania Turkish airlines eshte kompania me e mire ne bote.me perpara udhetoja me Alitalia,Luftansa,Austrian dhe sherbimi ishte cop cop.plus shto dhe poziten gjeografike ku udhetimi eshte 2 ore me pak nga stambolli.nuk I kam shume qejf turqit por respekte per Turkish airlines dhe aeroportin e stambollit.bota eshte bere shume e vogel dhe fiton ai qe eshte me praktik.Europa plake me rregullat dhe arrogancen e saj absurde nuk eshte me praktike per tranzite.kur racistet e Europes te mesojne se personat qe udhetojne tranzit nga Europa lindore,Lindja e mesme apo afrika nuk jane kriminele por ajka e biznezit deri atehere aeroporti i stambollit do lulezoj.ne aeroportin e Vjenes me trajtuan si deficent sado qe mund te udhetoja pa vize ne Hong Kong dhe zoteroj 2 kompany atje.

    1. daniel says:

      ik mer mashtrus. te kane vene festen sipas kokes o loqe

    2. ELIOT says:

      VLONJAT NGA KETUNET E VLORES EDHE UNE E MARR 5 HER NE VIT UDHETIMET NGE AEROPORTI CHARLE DE GAULLE NE PARIS DHE DUA TE THEM SE ESHTE 5 HRE E I MADH SE KY I DEBILIT ER DIKTATOR ….DHE FRANCEZI E BERI NE VITET 80 JO NE 2018 SI ER KOQJA MJAFT ME IDDIOTIZMA SE NE MERRE BOTA PER DEBILE ..SEPSE DSA JANE TYCA NGA TRUTE …SHYQUR QE ER KOQJA NUK SHKOI NE MARS SE DO TA BENIN SUPEMAN DISA TYCA …

  9. Miri says:

    Pse se bene ne ankara. Se as vete nuke edine ku bie

  10. joel shkodra says:

    Ky lajm jepet qe te na mbushet mendja se turku do te beje nje mrekulli me aeroportin e Vlores.

  11. alphade says:

    Z. ” vlonjat” ! Jam dakort plotesisht me Ty , sherbimi i flotes ajrore turke eshte
    absolutisht me i miri ne bote. Shajeni po deshet por jepni hakun qe i takon.

    1. hako says:

      Me I miri nuk eshte,mos e ekzagjeroni,por jam dakort qe eshte nder me te miret.Dhe mendoj qe korrektesia e tyre vjen me se shumti per arsyen,qe nuk kan sindikata te cilat bejne te mundur grevat qe mund te sjellin vonesa dhe anullime te here pas hershme(nuk e di nese mund te vleresohet si cilesi apo jo).

  12. alphade says:

    Shtojce: Edhe une kam udhetuar disa here me turku dhe me ka pelqyer
    sherbimi ekselent i kesaj kompanie ajrore, ndryshe nga kompanite euro-
    piane, kur dikur ne vitet 60-te kishin nje sherbim te shkeqyeshem por tani
    lejne shume per te deshiruar……!

  13. Tan bardhaku says:

    @ Nik
    qenke komplet i rrotkarizum o grup

  14. Smarti says:

    Fluturo me koria-airline, 1000 here me e mire se turku- airline ne te gjitha drejtimet. Airoporti i korese se jugut eshte number 1 ne bote.

    1. gjin says:

      Mesoji mor emrin pastaj fol. Paske hyp i her bitha jote e jep mend

  15. Fredi says:

    Respekt për Turkish Airlines.
    Provoni me Alitalia, po deshët Ernest dhe
    blu panorama.
    Turqia është superfuqia e Ballkanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje