Qeveria do japë me koncesion autostradën Tiranë-Durrës për 385 milionë euro

30 Tetor 2018, 07:14Politika TEMA

Qeveria shqiptare ka planifikuar të nënshkruaje edhe tre kontrata të reja koncensionare në infrastrukturën rrugore dhe aeroportuale. Ndër to spikat dhënia me koncesion e autostradës, Tiranë- Durrës kundrejt vlerës 49 miliardë lekë ose rreth 385 milionë euro. Projekti përfshin ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës.

Projekte të reja janë autostrada Kashar-Rrogozhinë me 84 miliardë financim ose 660 milionë euro. Gjithashtu kontrata e koncesionit për aeroportin e Vlorës parashikohet te financohet me PPP me 14 miliardë lek ose rreth 110 milionë euro dhe Aeroporti i Kukësit me një vlerë 884 milionë lekë ose rreth 5 milionë euro.

Të gjitha koncesionet reja që pritet të nënshkruhen vitin që vjen me PPP që përfshijnë shkollat në Tiranë, Spitalin rajonal të Fierit, 6  akse rrugore dhe dy aeroporte kushtojnë gjithsej 262 miliardë lekë, duke e kaluar vlerën e 2 miliardë eurove.

Pjesa e pagesave nga buxheti për koncesionet PPP po zgjerohet nga viti në vit, për shkak të nënshkrimit të kontratave të reja.

Ministria e Financave programon të paguajë vitin tjetër për financimin e koncesioneve rreth 12,6 miliardë lekë ose rreth 100 milionë euro me kursin aktual të këmbimit, sipas programit të projektbuxhetit 2019, me një rritje 72% ne krahasim me faktin e këtij viti.

Vitin që vjen janë parashikuar të financohen 12,6 miliardë lekë  nga 7,3 miliardë lekë të planifikuara për tu paguar këtë vit.  Në fillim të vitit 2018 ishin planifikuar 9.3 miliardë lekë financime për koncesionet, por mos hyrja në fuqi e kontratës së koncesionit të shërbimit laboratorik dhe për inceneratorët e kanë ulur shumën e financimit ne 7.3 mld leke.

Ministria e Financave sqaron se shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.

Gjithashtu Ministria e Financave vlerëson se financimi i kontratave koncesioneve është një nga rreziqet më të mëdha që i kanosen stabilitetit të financave publike.

Monitor

7 komente në “Qeveria do japë me koncesion autostradën Tiranë-Durrës për 385 milionë euro”

  1. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Rruga Tir-Durres eshte bere me taksat e popullit. Kur ta bej privati rrugen atehere mund ta taksosh ti o gomar.
    Te pakten ul taksen e naftes. Te pakten ul taksen e kolaudimit. Besoj do funksonoj si aeroporti Rinasit. Cmimet shume te larta, sherbimi dhe cilesia mediokre.
    NA RROPET O JU VDEKSHIN ATA QE DONI ME SHUME.

  2. Perse kjo vlere e autostrades Tirane – Durres, 385 Milionë Euro… Do behet me e gjere se aktualja, me shume mbi kalime e nen kalime tip “Vepra Arti”, rruge dytesore, ndricim dhe anesore mbrojtese ne gjithe gjatesine??? Cfare e con kete rindertim ne te njejten njolle rrugore deri ne 385 Milion Euro…!!! Gjithsesi jam totalisht pro qe Tirana me Durresin te lidhen me nje autostrade moderne bashkekohore, nese duhet te shpenzohet kjop vlere…

  3. Perse kjo vlere e autostrades Tirane – Durres, 385 Milionë Euro… Do behet me e gjere se aktualja, me shume mbi kalime e nen kalime tip “Vepra Arti”, rruge dytesore, ndricim dhe anesore mbrojtese ne gjithe gjatesine??? Cfare e con kete rindertim ne te njejten njolle rrugore deri ne 385 Milion Euro…!!! Gjithsesi jam totalisht pro qe Tirana me Durresin te lidhen me nje autostrade moderne bashkekohore, nese duhet te shpenzohet kjop vlere…

  4. Auto says:

    Po gruan kur do ta japi me koncension

  5. Lead says:

    Aty qe kur u bene u bene per se prapthi. Nqs do te vesh takse nderto rruge tjeter dhe vere. Te pakten leri njerezve mundesine qe te zgjedhin. E keqja jone eshte se nuk ka rruge dytesore ku mund te pedoren nga transporti local dhe ata qe nuk kane mundesi te paguajne rrugen e shpejte.

  6. zaim zajmi says:

    LEXUESË, shqiptarë, të NDERUAR e të MANIPULUAR!
    Për cfarë “HUMANIZMI MATERIALOKANIBAL” do jepet një vlerë kombëtare me koncesion, për të vijuar spirala e manipulimeve me shqiptarët që një “gjeni” matrapaz të përfitojë materialisht me përligjie se rruga do MIRËMBAJTUR!
    Rruga do mirëmbajtur, më se e duhur, nuk ka se ku shkon, por c´lidhje ka kjo me “koncesionimin”.
    Është një aterie mbarëkombëtare nga fuqia e qarkullimit dhe sigurimi i taksave sipas modelit ZVICËRAN, AUSTRIAK, HUNGAREZ, SLLOVAK, CEK, do ishte dhe është e vetmja zgjidhje, e vetmja rrugëdalje etike, i vetmi arsyetim për të siguruar fonde për modernizimin e rrugëve shqiptare.
    Forma FYROM, SERBI, SHQIPËRI e vjeljes së taksave ka një shpjegim – taksa mafioze!
    MOS LEJONI të përsëritet modeli KUKËSI! LEJOJMË që me një shpikje verbale “interes modernizimi” të manipulohemi e të japim kontributin tonë prej delesh oligarkëve të pangopur!

  7. zaim zajmi says:

    Ndoshta ky “draft” i imi do gjej vend tek reagimet?

    Qeveria që ka ndër mend të japë me koncesion autostradën, në kontratën me KONCESIONMARRËSIN
    le të merr dhe kushtëzojë ZBATIMIN e VJELJES së TAKSAVE sipas MODELIT –
    AUSTRIAK, HUNGAREZ, SLLOVAK, CEK, ZVICËRAN
    nëse pas këtij akti koncesionimi nuk parapërgaditet ” groposje e një qeni të ngordhur që qelbet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje