VIDEO: "Luftë", katër arinj mbysin ujkun në kopshtin zoologjik

2 Nëntor 2018, 10:26Lifestyle TEMA

Ky është momenti kur katër arinj mbysin një ujk në një kopsht zoologjik në Holandë. 

Videoja është filmuar nga një vizitor, ku shihen arinjtë e murmë duke e shqyer ujkun në një liqen në kopshtin zoologjik Dierenrijk në Mierlo të Holandës. 

Vizitorët dëgjohen duke bërtitur nga frika, derisa ujku ulërinte nga dhimbjet para se të jepte frymën e fundit. 

Dy ujq tjerë shihen se si me çdo kusht mundohen t’i shpërqendrojnë arinjtë, por thjesht nuk arritën ta shpëtojnë “mikun” e tyre. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje