Kërcënohet me jetë nga 4 persona kreu i IMT-së në Durrës

3 Nëntor 2018, 21:01Kronika TEMA

Kryeinspektori i IMT-së në Durrës, Ardian Halili është kanosur për shkak të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në fshatin Bizë, ku 4 persona përkatësisht Bedri Dervishi, Nexhmije dhe Anita Dervishi, si dhe Begator Gjoka kanë kanosur me jetë teksa ndodhej në lokalin pranë banesës kryeinspektorin Halili, raporton TCH.

Shkak ishte një urdhër për prishjen e objektit agjenci ”Dervishi”, që ndodhet te Ura e Dajlanit, në hyrje të Durrësit.

Kanosja erdhi pasi familjes Dervishi, në pronësi të së cilës është objekti, i është dërguar urdhri për prishjen e objektit, ndërtim pa leje. Objekti ishte në proces legalizimi, por me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare është skualifikuar nga legalizimi, pasi cenon sigurinë hekurudhore.

Kryeinspektori ka bërë kallëzim penal ndaj 4 personave për kanosje për shkak të detyrës dhe pretendon se dhe pas kallëzimit penal personat kanë vijuar të lëvizin në zonën e tij të banimit si formë presioni ndaj tij. Begator Gjoka është punonjës i policisë së burgjeve dhe koleg i Nexhmijes.

1 komente në “Kërcënohet me jetë nga 4 persona kreu i IMT-së në Durrës”

  1. Cane says:

    Po dhitjani spaletat e policit atij begatorit ta shikoje te semes e te shkoje te shese banane te rruga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje