Miliarderi befason sërish punjonjësit e tij, u dhuron 600 makina

5 Nëntor 2018, 11:41Lifestyle TEMA

Miliarderi indianin Sanjiv Dholakia i njohur në vendin e tij si Sanjivkaka, është pronari i Hari Krishna Exporters një nga operatorët kryesorë në tregtinë globale të diamantit.

Sanjiv Dholakia u largua në vitin 1977 nga fshati i lindjes Dudhala me 12 cent në xhep dhe tani kontrollon një perandori që eksporton gurë të çmuar në 50 vende në botës.

Megjithatë ai nuk e ka harruar origjinën e tij dhe ëndrrën që çdo djalë indian që është rritur në fshat kishte: të ketë një makinë.

Dhe këto ditë lajmi i raportuar nga të gjitha mediat në vend ka qenë një dhuratë që ai i ka bërë punonjësve të tij më të mirë: 600 makina (400 Renault kwid dhe 200 Suzuki Celerio) të gjithë të bardha dhe të zbukuruar me një grup trengjyrësh (të bardhë, të gjelbër dhe shafran) të flamurit indian dhe një kurorë me lule të verdha.

Kjo nuk është hera e parë që themeluesi i Hari Krishna Group e cila ka një qarkullim vjetor prej 1.1 miliardë dollarë jep çmime dhe dhurata për punonjësit e saj, gjithmonë gjatë festivalit më të rëndësishëm indian, Diwali (Festivali i dritave), i cila këtë vit është në 7 nëntor.

Në vitin 2014 ai kishte filluar dhënien e 500 “Fiat Punto”-ve, dhe vitin e ardhshëm, duke zgjeruar përfitimet, dhuroi 200 apartamente dhe 491 makina.

Në vitin 2016, përcjell ai vijoi me 400 apartamente dhe 1,260 makina të tjera dhe kohët e fundit dhuroi tre Mercedes SUV GLS 350D të markës së shtrenjtë për 3 menaxherë për të festuar 25-vjetorin e themelimit të kompanisë.

2 komente në “Miliarderi befason sërish punjonjësit e tij, u dhuron 600 makina”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Keshtu ka per ta bere edhe Edvini kur ta hedhin me bythe perpjete, do t’u dhuroje te gjithe punonjesve te K/Ministrise nga nje mbajtse celsash, dizenjon e se cile e ka bere vete ne form penisi te thyer me dysh.

  2. Luli says:

    Ti xhuxhumak nuk ke kellqe te kruhesh me Edin , se je xhuxh ,dhe pa na trego cfar te dhuroi ty Sala kur iku nga kembet syte prej Edit.? Apo nga nje foto ne varke me djemte e aEnverit ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje