Tërmeti i fuqishëm: Ishulli i Zakinthos zhvendoset me 3 cm

4 Nëntor 2018, 19:19Lifestyle TEMA

Tërmeti i fuqishëm i përpara disa ditëve e ka zhvendosur në mënyrë të përhershme ishullin grek të Zakinthos me të paktën 3 centimetra në jugperëndim.

Studiuesit e kanë vene re këtë spostim pas analizimit të pamjeve satelitore, të përfituara nga programi i vëzhgimit Copernicus Earth.

Dr Athanassios Ganas i institutit të gjeodinamikës pranë observatorit kombëtar grek në Athinë, citohet nga “Euronews” të pohojë se nuk është vene re ndonjë zhvendosje vertikale, vetëm horizontale.

Shkencëtarët ndërkohë po përpiqen të përcaktojnë nëse lëvizje të ngjashme prej tërmetit me magnitudë 6,4 mund të kenë pësuar edhe masive të tjera tokë aty pranë.

Autoritetet greke shpallen gjendjen e emergjencës pas tërmetit të fuqishëm që u ndje deri në Shqipëri, Itali e Libi. Epiqendra e tij ishte 50 km larg brigjeve të Zakinthos, në një thellësi prej 10 km.

Prej lëkundjeve të dhunshme u dëmtuan porti i ishullit dhe një manastir i shekullit të 15-të, por fatmirësisht, nuk pati të lënduar.

6 komente në “Tërmeti i fuqishëm: Ishulli i Zakinthos zhvendoset me 3 cm”

  1. Pellasgos says:

    Ja fusin kot.E si levizkerka ishulli a jeni ne vete ?

  2. Perkthyesi says:

    Termeti me i fuqishem qe ka tronditur kete ishull, i perket vitit 1953, ku jo vetem kryeqendra, qyteti Zakinthos, por dhe qendra te tjera te banuara ne ishull, si Makerado, Alikes, Cilivi, Vasilikos, si dhe me pak Argasi dhe Llagana!

  3. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Sikur te levizte e tere Greqia tu largonte me kilometra.

    1. joel shkodra says:

      Por do te merrte edhe Shqiperine me vete. Jemi te ngjitur si “vellezerit siameze”.

    2. Krio says:

      prap do shkoje mbas grekve

  4. Vaso Pasko says:

    DO XHVENDOSET DISA KILOMETRA GJITH GREQIA PER ATO KRIME QE KA BER GREKU NDAJ NJEREZVE QE SHKUAN ATJE NGA SHQIPERIA PER TE MBAJTUR GJALL SHPIRTIN E FEMIJEVE. MALLEKUAR QOFSHIN PER JET TE JETEVE GREKET DHE GJITH NJEREZIT E POSHTER E TE LIQ KUDO QOFSHIN E KUSHDO QOFSHIN. MJER KUSH NUK DI FORCEN, DREJTESIN DHE ASHPERSIN E ZOTIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje