Vajza prish pikturën e famshme për një… foto

4 Nëntor 2018, 09:46Lifestyle TEMA

Një vajzë ka dëmtuar padashur një pikturë nga piktori i njohur Salvador Dali duke e bërë atë të bjerë, gjatë përpjekjes për të bërë një foto, shpjegoi Ministria e Brendshme ruse për shtypin.

‘’Vajza po vizitonte një ekspozitë arti, së bashku me një mikeshën e saj, dhe aksidentalisht e goditi pikturën, pranë së cilës gjendej edhe një vepër e Francisco Goyas’’, theksoi ministria ruse.

Piktura e Dalisë “Los Caprichos”, u dëmtua nga xhami që u thye gjatë rënies në tokë, ndërsa piktura e Goyas mbeti e padëmtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje