Ky është momenti shokues kur një 15-vjeçar që drejtojnte makinën, shtyp një grup të rinjsh që po bisedonin në rrugë, pasi aksidentalisht ishte qëlluar me psitoletë në kokë nga kushëriri që ishte ulur në pjesën e pasme të veturës.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Miguel Hidalgo në pjesën qendrore të kryeqytetit të Meksikës, Mexico City.
Siç raportojnë mediat lokale, shoferi i veturë ishte qëlluar me revole në kokë teksa sa ishte prapa timonit të veturës në të cilën gjendeshin edhe katër persona tjerë.
Pasi ishte qëlluar në kokë nga kushëriri që ishte ulur në pjesën e pasme të veturës, 15-vjeçari humbi vetëdijen dhe kështu vetura e tij u përplas me disa makina të tjera të parkuara dhe goditi edhe disa persona që po qëndronin në afërsi të rrugës.
Të gjithë personat që u shtypë me makinë janë trajtuar në spital, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e shoferit që ishte qëlluar nga pas me revole. (TemA)