Nëse je 20 vjeç, ik nga Shqipëria!

5 Nëntor 2018, 09:18Blog TEMA

Nga Bernard Marku

Një djaloshi që sot mbush 20 vjeç do t’i thoja të ikte, të largohej nga Shqipëria. Do t’i thoja të merrte çantën e shpinës, celularin, dy libra dhe pak muzikë e ta linte këtë vend.

Nëse je 20 vjeç, ik!

Ik, sepse nëse i ke jetuar 20 vitet e para në këtë vend, nuk ke parë asgjë nga ndryshimet e botës. Ke mbetur pas. Ke jetuar 20 vite me debate publike e me përplasje pro dhe kundër Berishës, pro dhe kundër Ramës. Nje përplasje kurvash, “gjykatësish komunistë”.

Një përplasje që ka lënë një dorë pleqsh të debatojnë për një vend që nuk ekziston. Fike televizorin se kurrë nuk do mësosh prej tij. Kultura nuk është një pilulë që ta gëlltisësh.

Do të thoja të ikësh se ke jetuar 20 vite me të njëjtat rrugë, me të njejtët pallate, me të njëjtët autobuzë, se për trenat as që bëhet fjalë t’i njohësh.

Duhet të ikësh e të shohësh si kanë ndryshuar Londra, Parisi, New York-u në këto 20 vite. Ke lindur në agim të pranverës së Kryeministrave e të Kryetarëve te Bashkisë por ndërkohë je bëre madhor dhe pret akoma të bëhet unaza e Tiranës.

Për ty nuk ka ndryshuar asgjë, por bota ka rendur me vrap. Si ka mundësi?!

Po të ishe nisur do të kishe parë bibliotekën e Europës të spostohej nga një pallat i shekullit te XVII te një godinë më e përshtatshme për përvetësimin e kulturës. Sepse librat, zbulimet shkencore, nuk shërbejnë fare nëse nuk përvetësohen.

Po të ishe nisur, do të kishe parë trenin që udheton me 90 km/orë dhe pa trenist në një metrò të ndërtuar për 5 vite. Do të kishe parë një vend si Afrika e Jugut, të kalojë nga dallimi racial në organizimin e kampionatit botëror të futbollit.

Bëj një gjë: ik!

Mos dëgjo ata që të thonë duro edhe pak.

Lëre këtë vend! Zbulo bukurinë e trupave të tjerë e të aromave të tjera, të ushqimeve të tjera. Merru me politikë! Po po, merru me politikë! Se nuk është gjithandej “mut”.

Por ama zgjidh mësues të tjerë! Një pokitikan i mirë nuk është sharlatan, por nje burrë që mban mbi shpatulla vizionin e një vendi, pavarësisht votave.

Ik, që të kuptosh se diploma nuk është formim. Ik, sepse festa që duan të organizojnë për diplomën është një farsë për të cilën ti nuk ke nevojë. Ajo që mban në duar ështê një copë letër, nuk ka vlerë. S’ke çfarë të festosh. Festohet e ardhmja, jo e kaluara.

Ik, se perndryshe, edhe kur të bëhesh 40 vjeç do të të thonë që je i ri. Nuk është e vërtetë. Ik, se nuk duhet të lexosh gazetat që mbushen me dhunë e me kronika të zeza.

Nisu! Na lë këtu neve, si të dënuar të një ferri që vetë e kemi krijuar. Merr fluturimin drejt veriut dhe thith bukurinë e ndjenjës së të jetuarit në komunitet. Sepse fqinja që të jep sheqerin nuk e bën për lëmoshë, por është një mënyrë për të shpresuar që një ditë edhe ti do të bësh të njëjtën gjë…

Sepse të jesh më shumë se vetvetja, të jesh një bashkësi, është ndarja e qëndrueshme dhe e heshtur e rregullave që u lejon të gjithëve të ecin përpara.

Dhe këtë gjë, ne, as nuk e dimë fare se cfarë është. Bashkësi nuk do të thotë të zgjohesh një mëngjes e të rindërtosh atë që u shkatërrua e u dogj, por do të thotë të punosh çdo ditë në heshtje.

Mos dëgjo “heronjtë”, “të fortët”! Ky komb nuk ka nevojë për ta. Përkundrazi, janë ata që ushqehen me këtë vend, sepse, pa të këqijat e këtij vendi, nuk do të mund të jetonin.

Nisu dhe kthehu vetëm atëhere kur të bindesh që ka ardhur koha jote. Kthehu vetëm nëse ke parë ndryshimin dhe mendon se ja vlen ta sjellësh atë këtu.

Kthehu me ëndërrat e një njëzetvjeçari mbi shpatullat e një të rrituri./Dritare.net

16 komente në “Nëse je 20 vjeç, ik nga Shqipëria!”

  1. Kalec Dega says:

    E keni shume gabim.Eshte shume vone 20 vjec.Koha me e bukur dhe e ardhmje e sigurte ne Perendim 14-15 vjec.Keni mundesi, mos vononi, o milet i Rames, Metes e Saliut. Apo, deri ne 20 vjec mendoni se do ja marrim Kroacise dhe do kemi Veting?, lol?

    1. Celo.Mezanaj says:

      – Nese Je nje qaraman tipik shqiptar, qe ankohesh gjithe diten se fajin ta kane te tjeret dhe nuk mendon cfare mund te besh seriozisht per te permiresuar jeten tende dhe atdheun tend IK ME VRAP se askush nuk do ta kuptoje qe ti ike.

      – Nese je dikush qe fetishizon jeten ne vendet Perendimore, pa e njohur me te vertete me te mira dhe te keqiat e saj, IK ME VRAP por ji i sinqerte kur te vish me pushime ne Shqiperi dhe tu thuash njerezve te verteten dhe jo rrena me i mbush mendjen vetes qe sa mire bere qe ike nga Shqiperia

      – Nese ankohesh per monotonine e jetes ne Shqiperia dhe dinamizmin e madh te qyteteve qe ndryshojne me shpejtesi me te madhe se Shqiperia, psh sipas gazetarucit B.Marku jane Parisi, Londra apo New York, IK ME VRAP, por mos u merzit kur te harxhosh 4-5 ore cdo dite te jetes tende ne transport (me gjithe unazat dhe metrote e mbaruara) dhe ne monotoni te tmerrshme.

      – E fundit dhe me e rendesishmja eshte ose RRI dhe beje jeten tende ketum ose ik dhe beje ne PERENDIM por mos u kthe me. Keshilla me e gabuar qe mund te japi dikush (e aq me teper nje pseudo-gazetar) eshte ik dhe kthehu me vone. Kur te kthehesh do gjesh nje Shqiperi aq te ndyshme sa nuk do e perballosh dot.

  2. Engjelli says:

    Ik sa me pare dhe kthehu si djali i Fahri Balliut

  3. olimpia says:

    I dashur Bernard,e kuptoj pakenaqesine tende.Ka jo vetem 20 vjecare por mijra 40 vjecare qe u larguan nga ky vend sepse mbeten rrugeve si pasoje e bombes me hidrogjen qe Berisha dhe hordhia e tij e eger hodhi mbi ekonomine shqiptare .Teoria…zero..ishte me shkaterrimtare se te gjitha pushtimet qe ka pesuar Shqiperia.
    Por kam nje kujtese dhe sugjerim…Ata qe u ngriten kunder pushtuesve te te gjitha kohrave ishin te rinj.Te rinj ishin ata qe dolen maleve kunder nazifashizmit.Te rinj ishin edhe ata qe kerkuan demokracine dhe afrimin e shqiptareve me Europen.Pra guxuan.Atehere te rinjte e sotem perse te mos guxojne? A nuk e ke pare se shume te rinj,por edhe jo te rinj ne vendet e zhvillura po marrin mbi supe kerkesat per ndryshim…Do disa emra….kancelari austriak,kryeministri i Spanjes,levizja 5 yjet dhe Lega ne Itali,Cipras ne Greqi,figurat e reja ne politiken amerikane,brtitanike..Jo Bernard,zhvillimin dhe qyteterimin nuk ta dhuron kurrkush,ate duhet ta marrin persiper tye rinjte.Jo ata tipa te rinjsh te shkumparti te Jales se Mones,as ayta me personalitet zero tye Bashes,as disa serbvile te Rames.Duhen te rinj si tipi i atij Mukes,zv..ministri te ri te aresimit i cili ishte shume i qarte ne ato qe mendonte.Mos u largoni,ndryshojeni ju Shqiperine duke ia marre nga duart barbareve te Berishes.

  4. prindi i vetmuar says:

    Shkrim brilant
    Une do ti shtoja dhe shume arsye te tjera por po rendos vetem disa qe me kane bere pershtypje keto dite se po ti rithehem kujteses do te duheshin shume faqe gazete per ti kutuar te gjitha..
    IK nga vendi ku prodhohet Nafte me shume se konsumohet dhe del nje privat nga ana e anes i lidhur me keta politikane te qelbur me 100 fije korupsioni dhe po çon drejt falimentit industrine e perpunimit te naftes ne vend
    IK sa me pare se kur te behesh 40 vjeç do te jesh patjeter me nje semundje te pasherueshme nga ajri i ndotur qe do te thithesh nga karburanti i pakontrolluar qe te servirin pushtetaret nen emrin e dikujt tjeter.
    IK sa me pare se edhe ushqimet qe familja me shume sakrifica ti blen te KONADI jane te gjitha te skaduara dhe te riambalazhuara me data skadence fallco.
    IK nga ky vend ku Presidenti nuk dekreton per minister NJe gjeneral Me shkollime e kualifikime sa gjithe presidenca por nuk ka prona e pasuri as sa roja i presidences . Ky gjeneral nuk Dekretohet se KRYEHADUTI Meta kerkon Kryetarin e kontrollit te Larte te Shtetit per te shpetuar pasurite e pafundme qe ka vjedhur nga populli me Nentoken dhe Mbitoken me te pasur ne Europe po eshte populli me i varfer sepse eshte poshteruar deri ne qelizen e fundit nga kjo klase kriminele politike.
    Ik tani dhe kthehu vetem atehere kur prinderit qe do ti braktisesh ne meshire te fatit te jene ne ditet e fundit te jetes qe ti gjesh nj vend qe te prehen se miund te ti lene edhe mbi toke OSE atehere kur te degjosh qe edhe femijet e shqiptareve te ikur para teje duan te kthehen ne vendin ku kane lindur prinderit e tyre dhe ne vend te germadhave qe ka lene kjo politike KRIMINELE te rinrene te ardhmen e femijeve te tyre.
    UNE dote uroja te ktheheshe per arsyen e dyte se keshtu ma do shpirti por nuk besoj se do tema shohin syte kete ender.etj…….etj…..

    1. moni says:

      Problemi juaj eshte se ngaterroni turizmin me te jetuarit ne keto vende. Dhe kjo vjen si pasoje se e njihni shume mire boten dhe jeten! Per turizem keto vendet qe permend Nardi jane ok. Shkon 3 dite, kenaqesh, hedh dhe foto ne fcb, i hipen avionit dhe kthehesh ne shtepi. Po kur fillon pjesa e mbijeteses, ai eshte tjeter kapitull. Dhe me mbijetese nuk nenkuptohet te shkuarit me studime qe t’i paguan babi, po kur sfilitesh per buken e gojes dhe ne fund te muajit nuk ke as per te ngrene. Se 20 vjec ne Berlin dhe Londer cfare pune mendoni se do gjeni? Mua me vjen keq per brezin e ’90 qe iku ne emigracion si cjapi tek kasapi dhe nuk dinte cfare e priste. Po sot qe te mbyt informacioni, te biesh pre e demagogeve dhe buzequmeshtve, thjesht eshte e pafalshme. Dhe mire beni te ngulisni te gjithe ne koke se jete te lehte nuk ka. Gjithandej do hasni veshtiresi dhe sterkembesha.

  5. faro says:

    Ky person I takon kategorisë së njerëzve që mburren kur duan tu mësojnë të tjerëve edhe atë që nuk njohin vetë.
    Vej bast qe ky perendimin nuk e njeh

  6. Albi says:

    GURI I RENDE NE VEND TE VET. RRI DHE KERKO ,RRI DHE ”LUFTO” PER NJE JETE ME TE MIRE .ASKUSH NUK TE DHURON ASGJE.GJITHESHKA FITOHET ME DIJE, SAKTIFICE DHE MUND.HAPI DYERT QE TE PERPLASEN ME AFTESINE TENDE . REFUZO TE BEHESH PJESE E PALIGJSHMERISE DHE KERKO ME FORCE ZBATIMINE LIGJIT KUDO DHE NE GJITHESHKA. NATYRISHT NUK ESHTE E LEHTE.HISTORIA NA KA MESUAR SE CDO FITORE ESHTE ARRITUR ME GJAK DHE SAKRIFICE DERI NE PRERJE KOKE EDHE MBRETIT. RRI DHE LUFTO PER TE ARDHMEN TENDE DHE TE FEMIJEVE TE TU ,PER TE ARDHMEN E KETIJ VENDI KU KE RRENJET , PRONEN ,KU KE TE SHKUAREN , PRINDERIT E TE DASHURIT E TU .

  7. Pellazgos says:

    Kur u krijua ky shtet me prejarrdhje “Pallazge” ne 1913te popullsia e ketij shteti ishte me shume Orthodhoks (pamvaresisht qe une nuk kam asgje te perbashket me fetaret qe jane produkt i pushtimeve) sipas dokumentave te Aqif Pashes.
    Ishte pak me shume se Myslimane dhe nje % katolike.
    Cfare perfaqesojne edhe sot keto besime te luftrave,te percarjeve,te mos besimit ne Nje Zot.
    Ne vitin 1924 asnje shtet as ” miku” jone i madh Amerika nuk njohu nje Qeveri Demokratike si ajo e Stefan Stilian Mavromatis,Noli.
    Pse? Se donte llotto,donte Arvanitas,Arberesh ne emer te “lirise dhe demokratise”.
    Atehere pse nje vend i “krishtere” si Amerika apo Italia p.sh krijoi nje shtet myslimane ne zemer te Ballkanit?
    Sepse nuk harroj Pirron e Epirit,donte Vloren Donte Dhodhekanisjane te marre nga Turqit,donte pushtim ne 1939,donte nje servil turkofil qe shitet per 5 aspra si Ahmet Zogu.
    Armiku i armikut eshte miku im.
    Per fashistet dhe gjakpiresit si Ducja qe ishin pjesemarres ne percaktimin e kufijve te Epirit ne dy shtete (qe me te drejte e vrane Epirotet e vertete) nuk egziston Magna Grecia,as Arkimedi i vrare ne qytetin e Tij te lindjes Sirakusa.
    Vetem nje “te falur” para disa diteve nga visita e Presidentit Italiane popullit heroik Greke.
    Dhe kjo ka lidhje edhe me cfarosjen e popullit te pafajshem Cam nga Feja e tyre e ardhur nga pusht-imet e Osmaneve.
    Prandaj themi qe Fete jane semundje qe nuk kane lidhje me Zotin.
    Nuk ka fetare te moderuar per nje njeri te llogjikshem.
    Ose beson ne ato qe thote “bibla dhe kurani i zotit” ose nuk beson.
    Zoti eshre Drejtesi dhe eshre i Shenjte.
    Nuk ka kuptim qe te thuash qe une nuk besoj shume ne Drejtesi.
    Ose beson ose jo,shume e thjeshte.

    1. Lee lee says:

      Pellazgos se di o mik ca tymos .Duhet te jete mall Maroku.Sec ben ca lidhje qe te trullosin.Ose tema te saboton ca sbkruan te premten ta boton te marten

  8. Detari says:

    Jo,jo jooooooo!O ti 20,30….apo sa do qofsh jo mos ik .Edhe atdheu me i keq eshte me i mire se cdo atdhe I huaj .Kete nuk e them une .E Kane thene te gjithe brezat….Jo edhe kur atdheu pushtohet nga te huajt.Jo edhe tani qe atdheu eshte pushtuare nga gankstere politik… . Jo.Po te kishin ikur stergjusherit ,gjysherit apo printerit tuaj ,Ju do te kishit vetem nje atdhe te huaj…..Por gjysherit ,stergjysherit tane , te tute,te te gjithve kudo qe Jane ,edhe te ketij zoterise qe te thote ik I ngulen shume thelle rrenjet e ketij atdheu me gjak e me e harkun dhe shigjeten,me shpaten dhe gjoksin si parzmore dhe me pushke ….dhe une ,ti dhe cdo Shqiptar e kemi sot si gjene me te shtrenjte …Se kur je pa atdhe je …i arratisur ,syrgjynosur ,rraskapitur e ……katosur e tj….(kerkoi , po nuk I gjen dot rrenjet e atdheut tend nder shekuj ,Jane shume te thella…)…e do vajtosh sa do mire qe te jesh.Mos u theyni nga nje grusht politikanesh gankstere…..Popuj te tjere kane qene nen peshen e gijotines dhe I kane shpetuare tiranive me te egra …Ndersa Shqiperia me nje referendum do te Jete zotv infateve te tij .Vetem me nje referendum dote Jete ne pushtet ….Ja sa pak duhet .Vetem nje referendum ku te vendoset qe populli ti zgjedhe direkt vete drejtuesit lokale dhe qendrore.Dhe athere s’do kete me gankstere ,Oligarke apo cfardo gjak prishur qe te jene ….Se demokracite e e perparuara nuk erdhen me te mare valixhen ..po duke I vene gjoksin problemit..Nuk duhen harqe dhe shigjeta as topa dhe …..tanke ,jo vetem VOTA.

  9. salamina says:

    Na rrosh trapin o Bernard bidallai i shek. 21. Iu thua ikni nga Shqiperia sikur ti fare mashkulli e njeh boten dhe atje po te presin krahehapur ty dhe kaqolet e tjere qe ti i keshillon te ikin. Ikni nga Shqiperia dhe shkoni e pastroni halete e botes. Kjo eshte e verteta

  10. marku says:

    Shkrimi eshte fantastik,sepse ne menyre alegorike autori shpreh mospajtimin me gjendjen .Nuk eshte thirrje per braktisje fizike te atdheut por per braktisjen e gjumit ,thirje per ndryshim!

    1. super duper says:

      Marku, i ke rene kokes. Komentet ketu tregojne qarte perse largimi eshte zgjidhja. Keta kane tru, internet dhe dine te lezojne, por fatkeqesisht nuk kuptojne cfare lexojne. Kur e shikon sa shume jane qe nuk kuptojne dot shkrimin – behet e qarte qe me keta njerez uk mund ta ndash jeten ne menyre normale. Keta mor Mark miku kane shume dekada evolucion qe ju mundojne. I ke komshi, kolege, kushurinj, shoke, miq dhe kupton sa pak jane civilizuar sa as nje artikull nuk kuptojne. Si munden keta te bejn enje shoqeri si ne perendim. Ju ka mbetur ne goje “larja e haleve ne perendim”. Mir more aristokrate Shqiperie, a e keni kuptuar cfare e shtyn nje njeri qe me mire pranon te laje haet sesa te ndaje te ardhmen me kopene tuaj?. Ju te mjere do vdisni shume larg te vertetave me te cilat jeton perendimi. Ju jeni ne shpellen tuaj e kujtoni se jeni ne Versaje. rrini si te doni e ku te doni, por ata qe zgjohen e duan normalen mos i akuzoni si banjolares, po r kuptoni qe kane nje element brenda tyre qe i ben te kerkojne dicka me te mire. Ju gezoni parajsen idioteske qe quhet Albaniastan

  11. Besim2018 says:

    Po te kishet shtet o kerme ty te plaste brenda. O funderrine pse nuk u thua te rinjeve Shqipetare qe te luftojne per te drejtata e tyre, te mesojne dhe kur tu merren neperkembe te drejtat ose kur Iliri tu vjedhe floririn ose Sala tu shese edhe shpirtin te Greket te ngrihen dhe ti varin ne litar sic bejne fqinjet tane ose sic kane bere ne ato vendet qe u thua ti te ikin. O pleher. Kush ti boton ty keto thirrje antikombetare.

  12. mond says:

    njeriu eshte i lindur per te vojtur, se keshtu eshte jeta, eshte lufte per mbijetese, kudo qe te vesh do vuash ne nje menyre apo ne nje tjeter, endrat dhe bukurite jane ne filma dhe ne libra, realiteti eshte shume ndryshe , nje njeri i afte , i ditur i arsimuar etj kudo te jete e gjen menyren te mbijetoje, i paafti kudo te shkoje nuk ben prokopi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje