Një i vrarë dhe një i plagosur ne zonen e Plazhit ne Durres

6 Nëntor 2018, 23:48Kronika TEMA

Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një atentati të tipit mafioz në Durrës.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se viktima dhe i plagosuri ndodheshin në të njëjtën makinë, tip Audi me targa AA857.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 në zonën e plazhit.

Mësohet se pa shenja jete është gjetur Edison Harizaj 39-vjeç, banues në Vlorë, ndërsa i plagosur ka mbetur G.C., 33-vjeç, banues po në Vlorë. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se viktima është me prcedentë të mëparshëm penalë dhe se ka qenë mik i Emiljano Shullazit.

Ata janë qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.

Në zonën e Shën Avlashit është gjetur një automjet i djegur që dyshohet e ka lidhje me ngjarjen.

Drejt vendit te ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje