Të paktën dymbëdhjetë persona janë plagosur në një bar në Thousand Oaks, në Kaliforni, ku një person hapi zjarr.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i sherifit të kontesë së Venturën, megjithatë sipas mediave amerikane bilanci mund të jetë më i madh, pasi janë dëgjuar shumë të shtëna.
Mes të plagosurve është edhe zëvendëssherifi i kontesë.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka ekzekutuar autorin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, lokali ku ka ndodhur ngjarja frekuentohet kryesisht nga studentë (18-21 vjeç) të një kolegji pranë tij.
Dyshohet se para se të qëllonte mbi klientët e lokalit, autori ka lëshuar një lëndë lotsjellëse.
Dëshmitarët në vendngjarje u thanë mediave se ai mbante një maskë dhe një kapelë besjbolli në kokë dhe dukej i stërvitur në mbushjen e armës. (TemA)