Ndjesa e vonuar: Trudeau kërkon falje 80 vjet pasi Kanadaja refuzoi anijen me 900 hebrej që i iknin Hitlerit

8 Nëntor 2018, 10:00Bota TEMA

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, kërkoi falje zyrtarisht të mërkurën në emër të vendit të tij për kthimin pas të një anije plot refugjatë hebrej, që i kishin ikur pushtuesit nazist në vitin 1939.

Anija gjermane “St. Louis”, me 907 hebrej gjermanë në bord, të cilët iknin nga persekutimi nazist u refuzua gjithashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Kuba. Ata u detyruan të ktheheshin sërish në Evropë, ku më shumë se 250 prej tyre vdiqën gjatë holokaustit.

Në fjalimin e tij, kryeministri kanadez e quajti këtë një ndjesë të vonuar.

“Hitleri na mbajti nën vëzhgim në kohën kur ne u refuzuam vizat, injoruam letrat e tyre dhe u mohuan hyrjen në vendin tonë”, tha Trudeau në Parlament.

“Nuk lë vend për dyshim fakti se heshtja jonë u lejoi nazistëve të dalin me “zgjidhjen përfundimtare” të tyre për të ashtuquajturin problem hebre”, tha ai.

Trudeau u shpreh se ligjvënësit kanadezë të asaj kohe i përdorën ligjet e vendit për të maskuar antisemitizmin.

“Ne lejuam që antisemitizmi të gjente vend në komunitetet tona dhe të bëhej politika jonë zyrtare”, tha Trudeau. “Të mbash një qëndrim të tillë ndaj refugjatëve do të thotë të bëhesh pjesë e përgjegjësisë morale për vdekjen e tyre”, tha më tej Trudeau.

Në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe holokaustit që erdhi më pas, qeveria kanadeze e kufizoi rreptësisht emigracionin hebre. Nga viti 1933 deri në vitin 1945, vetëm rreth 5 000 refugjatë hebrenj u pranuan.

Anija në fjalë mbërriti në Kanada më shumë se gjashtë muaj pas nazistët në Gjermani sulmuan shtëpitë dhe bizneset  e hebrejve, dogjën 250 sinagoga dhe vranë të paktën 91 persona, gjatë një nate që më vonë u emërtua Kristallnacht, “Nata e xhamave të thyer”.

Para se të kërkonte falje, Trudeau u takua me Ana Maria Gordon, një ish-pasagjere e anijes “St Louis”, e cila jeton në Kanada, për të diksutuar se si vendi mund të luftojë kundër antisemitizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje