Rusia: Asnjë perspektivë për normalizimin e marrëdhënieve me SHBA

7 Nëntor 2018, 15:40Bota TEMA

Kremlini konfirmoi sot se nuk shihte asnjë perspektivë për normalizimin e marrëdhënieve me Uashingtonin, pas zgjedhjeve të mesmandatit që çuan në një Kongres amerikan të ndarë.

”Nuk shohim në horizont asnjë perspektivë të qartë për normalizimin e marrëdhënieve ruso-amerikane. Por kjo nuk nënkupton që ne nuk duam dialog”, deklaroi për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

”Po përballemi me një sërë problemesh që kërkojnë komunikim midis Rusisë dhe SHBA-së siç janë problemet e stabilitetit strategjik dhe të kontrollit të armëve. Pa dialog këto probleme nuk zgjidhen vetë”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje