Lirohen 78 nxënësit e rrëmbyer në Kamerun, drejtori i shkollës dhe një mësues mbahen ende peng

7 Nëntor 2018, 17:35Bota TEMA

Nxënësit e rrëmbyer nga një shkollë në rajonin veriperëndimor të Kamerunit janë liruar, thonë zyrtarët.

Sipas mediave, 78 nxënës dhe tre persona të tjerë u rrëmbyen të dielën në kryeqytetin e rajonit, Bamenda.

Një shofer u liriua ndërsa drejtori i shkollës dhe një mësues mbahen ende peng, raporton BBC.

Qeveria dhe separatistët në rajonin anglishtfolës kanë akuzuar njëri-tjetrin pas rrëmbimit të nxënësve.

Një video që thuhet se tregon disa nga nxënësit e rrëmbyer nga shkolla e mesme e Bamenda-s, është shpërndarë në internet, duke shkaktuar zemërim.

Një lëvizje separatiste angleze mori armë vitin e kaluar për të kërkuar pavarësinë për rajonet Veri-Perëndim dhe Jugperëndim dy rajonet anglishtfolëse në një vend ku gjuha francez është gjuha zyrtare më e folur.

Është e paqartë se kush rrëmbeu studentët dhe pse ata vepruan kështu, por autoritetet thonë se studentët e liruar po merren në pyetje para se të ribashkohen me prindërit e tyre.

Rrethanat e lirimit të nxënësve nuk janë të qarta, por autoritetet thonë se po merren në pyetje para se të ribashkohen me prindërit e tyre.

Sipas Kishës Presbyteriane të Kamerunit, përcjell bw, studentët u braktisën në një nga ndërtesat e tyre në qytetin Bafut, rreth 24 km nga Bamenda.

Kisha gjithashtu zbuloi se rrëmbimi i së dielës ishte rasti i dytë në të njëjtën shkollë në më pak se një javë.

Ministri i Komunikimit, Issa Bakary Tchiroma, tha për AFP se “të gjithë 79 nxënësit janë liruar”, por nuk dha detaje të mëtejshme. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje