Kryeministri Edi Rama deklaroi pak minuta më parë në emisionin Real Story se do të dërgojë sërish në Presidencë kandidaturën e Sandër Lleshit për dekretim në postin e Ministrit të Brendshëm.
Kjo sipas tij është një mundësi e mirë që Presidenti të futet në binarët e kushtetutës.
“Unë nesër do t’i dërgoj presidentit dekretimin ku përsëri do ti dërgoj dekretimin e Sandër Lleshit me një letër apo me një relacion shpjegues të mirë argumentuar dhe në traditën e krijuar nga presidenti për hir të vërtetës që në rastin e negociatave me Greqinë për të arritur në atë marrëvehsje e plotfuqishme, ka çuar shkresa shumë serioze dhe shumë të detajuara që e kanë ndihmuar procesin.
Në këtë traditë do t’i çoj presidentit një shkresë shumë të detajuar që të futemi në binarët e kushtetutës
Presidenti nuk më ka paraqitur arsye që do konsideroheshin arsye që bien ndesh me kriteret që duhen. Presidenti ka bërë hulumtimin më të thellë në historinë e Republikës.
Kanë kërkuar për gjeneralin në adresa ku kurrë nuk ka shkuar më parë postieri i Presidencës dhe kanë gjetur gjithçka të bardhë.
Meqë Presidenti përmes shefit të kabinetit dërgoi një sms, se këtu jemi bërë katund sms-sh, më thirri takim dhe aty prisja që mos më paraqisë arsyet që u bë publike.
Ajo që kemi diskutuar me Presidentin ishte i hapur dhe konstruktiv, në dy pole të kundërta dhe nuk dua të bëj përcjellje të bisedës deri në nuanca që ai i ka bërë me mua.
Unë Presidentit i kam çuar një dekret, jo një kandidaturë”, tha Rama. (TemA)
A kush na i perkthen gjuhen enigmatike dhe idjoteske te Kryeministrit shqiptar qe besoj nenkupton Presidenti gaboi persa i perket kushtetutes por ne do ti japim nje shanc te dyte se mos kete rradhe vjen ne binare?
–
Pra vetem ne nje shtet karagjoz llomotitet ne konferenca e gazeta por jo me gjuhen e ligjit.
–
Pasi i la dobicin ne dere Rames, ky i fundit nuk di si te veproje kur kushtetuta eshte shkelur.
Beja mutin ne zyre dhe ik o frikacak.
Kalec,
Dobicin ai flori president nuk ja la Rames, por Shqiperise. Neser vjen nje president bakri dhe e zgjedh ai Kryeministrin dhe ministrat, kur ai vete nuk eshte i zgjedhur nga populli.