FOTOT: Në përpjekje për të shpëtuar nga luanët, mbi 400 buaj mbyten në lumë

9 Nëntor 2018, 12:00Lifestyle TEMA
FOTOT: Në përpjekje për të shpëtuar nga luanët,

Më shumë se 400 buallë janë mbytur në një lumë në Bostëana këtë javë.

Buajt besohet se u mbytën në përpjekje për t’i shpëtuar luanëve.

Mbytja masive ndodhi në lumin Chobe pranë kufirit me Namibinë.

Nga hetimet paraprake një tufë jashtëzakonisht e madhe buajsh ishin duke kullotur në Namibi kur u futën me shpejtësi në lumin Chobe, raportoi Ministria e Mjedisit e Botsvanës.

“Mendohet se ata u ndoqën nga një tufë luanësh.

Është vlerësuar se më shumë se 400 kafshë u mbytën për shkak se buallët shkelën njëri-tjetrin në përpjekje për të shpëtuar dhe u rrëzuan në brigjet e lumit.

Trupat e kafshëve janë larguar kryesisht, shumica janë mbledhur nga anëtarët e komunitetit që jetojnë përgjatë lumit në Namibi. Kjo nuk është një dukuri e pazakontë pasi mbytjet masive kanë ndodhur më parë në lumin Chobe, sidomos jashtë Sedudu Island”- tha Ministria.  (TemA)

1 komente në “FOTOT: Në përpjekje për të shpëtuar nga luanët, mbi 400 buaj mbyten në lumë”

  1. Analfabetë funksionalë says:

    E ka mirë njëri që komenton këtu, i cili nuk merret me shkrimin, por ju thotë çdo herë, ju nuk dini Shqip. Po si është e mundur nga Buall në njëjës në Buallët në shumës. Buaj or të uruar se la të namë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje