Debati për "shqiponjën", Rama: U shkul nga flamuri dhe u ngul në hyrje të Tiranës

12 Nëntor 2018, 11:16Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama iu kthye edhe një herë në Twitter çështjes së shqiponjës së hequr nga hyrja e Tiranës.

“Kadriu ati, biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit, ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje, të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman, që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia”, shprehet Rama.

Heqja e shqiponjës në hyrje të Tiranës u bë për shkak të ndërtimit të Unazës së Madhe.

Një ditë më parë, Rama tha se për më tepër, vendosja e shqiponjës atje, ishte e shëmtuar.

Kjo solli reagimin e Bashës dhe Berishës, që e akuzuan Ramën se nuk i do simbolet kombëtare dhe po i përdhos.

Edhe në rrjet ka pasur debate për këtë veprim.(TemA)

5 komente në “Debati për “shqiponjën”, Rama: U shkul nga flamuri dhe u ngul në hyrje të Tiranës”

  1. alb says:

    Eshte e vertetuar shkencerisht qe perdorimi i kokaines shkakton efekte te perjetshme ne trupin e njeriut . Keto jane
    Hallucinacione
    Delirium
    Skizofreni
    Ndryshim te papritur te gjendjes emocionale
    Ankth
    Panik

  2. Ton says:

    Se mos kane me cmeren tjeter…shkopi u ka ngel re gjitheve…shikoni ekonomine o te pashkolle

  3. Berti says:

    Mos u merr me kadrinjte z. K/m por mbaroni sa me pste Unazen e Tiranes, teatrin e ri….kadrinjte le te ulerijne di cakej…i njohim mire dhe e dime se sa patriote jane…

  4. MONI says:

    Po te ishte nje varrez greke a permendore as qe te kishte shkuar mendja per ta hekur.Per ti ata zhgarravinat piktur jane bukuri e shqiponja shemti .O tradhetia nuk ka brinja.Kur dicka nuk te ngjit shpirtin ta vret syrin…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje