Kandidatura e Vitore Tushës për KLSH, flet Balla: Ndjekim procedurën sipas Kushtetutës, as nxitim dhe as vonesa

13 Nëntor 2018, 12:05Politika TEMA
Kandidatura e Vitore Tushës për KLSH, flet Balla: Ndjekim

Taulant Balla, duke vlerësuar kandidaturën e Vitore Tusha për në krye të KLSH, u shpreh se do të shqyrtohet me kujdes dhe nuk do të ketë as vonesa dhe as nxitim.

Me dekretin do njihemi ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës, kryetari njofton seancën plenare dhe deri në shqyrtimin nga Komisoni përkatës do hezitoja të bëja çdo koment. Vlerësojmë personalitetin e zonjës në funksionet që ka mbajtur.  

Është sukses në kalimin e vettingut, meriton gjithë respektin po kini parasysh që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jetë për shkak të prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Do ndjekim  procedurën sipas Kushtetutës për funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. S’ do ketë as vonesa, as nxitim”, tha Balla. (TemA)

 

2 komente në “Kandidatura e Vitore Tushës për KLSH, flet Balla: Ndjekim procedurën sipas Kushtetutës, as nxitim dhe as vonesa”

  1. Kalec Dega says:

    Tkecen e daulles..

  2. roza says:

    BALLA JE NJISH…. hallall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje