Deputetët e PD u përpoqën edhe një herë sot që të përdorin banorët e zonës së Astirit dhe protestën e tyre për kapital politik, duke nxitur ndjenjën e urrejtjes krahinore.
Pasditen e sotme ata u përpoqën të shfrytëzojnë një deklaratë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e nxjerrë nga konteksti e duke e shtrembëruar qëllimisht atë.
Në fakt, Veliaj në fjalën e tij iu drejtua Partisë Demokratike si parti shpellare, nisur nga fakti se disa militant të saj u përpoqën sot të shqyenin dyert e administratës së Bashkisë së Tiranës.
Deputetët demokratë u përpoqën ta tjetërsojnë deklaratën e Veliajt në çdo dalje të tyre për mediat. “Jo, jo, e ka për banorët” u shpreh deputetja e PD, Albana Vokshi në një lidhje direkte.
Por, në fakt, gjatë konferencës së tij për mediat, Veliaj nuk iu drejtua për asnjë moment banorëve protestues si ‘shpellarë’, por Partisë Demokratike që përdor taktika të tilla të djegies dhe shkatërrimit.
Ja teksti i plotë i deklaratës së Veliajt:
“Si t’ia shpjegoja sot ish-guvernatorit të Salzburgut, kishte ardhur gjithë Europa të shikonte zhvillime në Tiranë, që çfarë?
Që një pjesë e jona ka parti politike shpellare që shqyejnë godinat? Që dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet?
Si t’i them dikujt që vjen nga Lioni, si t’i them dikujt që vjen nga Barcelona, që kemi akoma specie primitive që përfaqësojnë parti politike sot dhe që dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet?”, deklaroi Veliaj.
Smund te rrije kjo telendare pa i hedhur benzine zjarrit qe u pervelofte .Kete qe po ben tani PD nuk ta kap truri.Projektin e kane bere vete ;kishin parashikuar 2 vjet pagese qeraje per ata qe kane ndertuar pa leje,3 vjet do u paguaj qeveria e sotme.NJe nga banoret ankohej se kishte shume vjetqe e kishte ndertuar shtepine pa leje dhe pse tani duan te ja prishin e pse sja prishen me pare.More zotri: Ae kishe pa leje?? Do te vinte dita.
Po ti moj vokshi qe ke turperuar mbiemrin, Jo vetem shpellare por je edhe llapaqene e peshtire, .mos ti pafshim kure syte maskareshe qe turperove te djathtet.
Po pse Banoret e Rinj Zaptuas, çfar jane? nuk jane Shpellare? Ai që flet per Kanunin në Vitin 2018 Çfar është ? Jo Vetëm Shpellare po edhe Zogj Kurvash jane ,ska Diskutim,