Jozefina Topalli: Kjo demek është opozitë, që as nuk shkon në parlament dhe as nuk djeg mandatet. I ka lënë në baltë qytetarët njëlloj si la kuksianët. Basha do mbahet mend si njeriu që shiti opozitarizmin

14 Nëntor 2018, 15:36Politika TEMA

Nga Jozefina Topalli

Qeveria aktuale ka shurlluar ndaj thirrjeve te FMN dhe Bankes Boterore per te bere kujdes me koncesionet, si nje rrisk i madh i destabilizimit te vendit.

Prej disa ditesh media te ndryshme kane leshuar alarmin per miliarda euro te tjera te parashikuara ne buxhetin e shtetit per Koncesionaret dhe oligarket e vendit.

Buxheti i dorezuat para disa javesh ne Kuvend ,ne fakt po e con vendin drejt destabilizimit financiar.

Nese ka nje arsye te madhe e te vetme per te cilen opozita duhet te jete ne Parlament eshte momenti ku diskutohet per leket e qytetareve, per rritjen e taksat e bizneseve, per rrogat e mesuesve, te infermiereve, te nepunesve; per pensionet e 600 mije shqiptareve, per shkollat e femijeve, per spitalet dhe shendetin e njerezve; per te mbrojtur vendin nga rreziku i destabilizimit financiar; per te shkuar ne arenen e debatit,per te cilet kane votuar shqiptaret, e per t’ i dal zot atyre; per te folur ne emer te tyre e vuajtjes se tyre, per te ngritur zerin per papunesine, per te bere beteje kundra rritjes se hendekut mes te varferise e oligarkeve.

Dhe pasdite pastaj per te shkuar gjithe Partia me i dal zot atyre,qe po i shkaterrojne shtepite pa i siguru nje çati per te jetuar.

Une nuk e di ca ben kjo,qe demek eshte opozite.. as nuk shkon ne parlament dhe as nuk djeg mandatet. Edhe bojkoton buxhetin por nuk bojkoton udhetimet jashte shteti me “ kundershtaret”.

Thote se do mbroj qytetaret qe do i prishin shtepite, por ne fakt ata i ka lene ne balte njelloj si la ne balte kuksianet,qe u ngriten kunder takses se Rruges Kombit; Sa per adet i çon 2-3 deputete qe askush nuk i njeh dhe si Pilati lan duart.

Siç ka bere ne fakt perhere e per cdo gje .

Flet ne parim per oligarke , por nderkohe keta te fundit financojne arken e kunatit, sic tregon media.

Nuk shkon ne parlament dhe nuk çon kandidatura as per KQZ ( qe eshte votuar si formule me konsensus).

Thote se dua zgjedhje politike , por nderkohe nuk don te hyje as ne zgjedhjet lokale.

Flet per vjedhje te zgjedhjeve kur vete ishte ne qeveri me hajdutin dhe e votoi rezultatin e votimit me unanimitet( 7:0).

Thote se dua votim te ndershem , kur vete ka vrare voten brenda partise.

Ben sikut sulmon politikanet e majte, por pas deklarateve i con sms pergezimi.

Nese Edi Rama do mbahet mend si Kryeministri qe mbushi vendin me droge, LB do mbahet mend si njeriu qe shiti opozitarizmin dhe detyroi 600 000 shqiptare qe te ikin,sepse nuk shohin alternative as shprese.

Nuk shohin alternative se ata jane bashke. Dhe njelloj e quajne politiken jo mision sic duhet te jete, por loje shahu.

Vendin e kane marre peng 4 vete.

Keta 4 shahistet, qe nuk kane luajtur kurre shah, tani po luajne mbi dhimbjet e varren e nje populli.

Keta duhen hedhur ne kanal!

7 komente në “Jozefina Topalli: Kjo demek është opozitë, që as nuk shkon në parlament dhe as nuk djeg mandatet. I ka lënë në baltë qytetarët njëlloj si la kuksianët. Basha do mbahet mend si njeriu që shiti opozitarizmin”

  1. Sali says:

    Si gjithmone,kjo debile nuk te zhgenjen

  2. uskania says:

    Zhoz! Përse thua se …duhen hedhur në kanal…dhe nuk shprehesh se nuk duhen votuar???!!! Çfar është ky fjalor horror?

  3. loni says:

    po dhe ti kur katanfise me ate felliqsiren ylli shehun ne krah o hajdute

  4. Tosi says:

    Jeni nga i njejti brum keshtu qe nuk ke pse flet se mbane ere per vete. Kur Saliu me banden e tij lodhej e raskapitej duke vjedhur e shkaterruar kete vend zoterote cfare beje apo ngrohje veze. Topall ke mbiemrin por edhe nga mendja topallke mbetesh. Ne se ne vendin tone te dashur e te varfer do egzistinte nje qeveri normale qe zbaton ligjin normalisht Zhozi e kompani duhet te ishin ne burg per vjedhje.

  5. Levend Frroku says:

    Hengershi kokat tuaja, felliqsira. Te kujtohet “aleanca e qelbesirsve”. Sot jeni vete “aleance qelbesirash”

  6. Saimir says:

    Ca te bash do ta bajne e do ta teprojne. Ju katovicaret vodhet antikomunizmin, sindikalizmin dhe opzitarizmin. Tani po jua vjedhin “flamurin per shkerdhatacion e propogande”. Mos u merzit kaq shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje