Ka nisur Panairi i Librit në Tiranë dhe interesi ka qenë i madh për stendën e UET-Press. Një nga librat më të kërkuar dhe më të debatuar pritet të jetë ‘Provocateur’ nga Mustafa Nano. Në këtë libër, Nano rrëfehet me një stil interesant në një autointervistë. Mes të tjerave, ai flet për Edi Ramën
Le të flasim pak për Edi Ramën. Ju nuk i keni kursyer kritikat ndaj tij, por në fund e keni votuar. E keni votuar me idenë që ai është “e keqja më e vogël”. Cili është problemi që ju keni me të?
Problemi që unë kam me të është që ai nuk diti, nuk mundi e nuk deshi të ngrihej mbi nivelin e “së keqes më të vogël”, dhe është kjo që, në mos sot, nesër, do të bëjë që ai të shihet, a të jetë, si e keqja më e madhe. Është kjo që më jep herë pas here ndjesinë se votën time e kam çuar dëm.
Mund të më thoni ndonjë tipar që, sipas jush, e karakterizon atë më së miri?
Ka më shumë sesa një. Por le ta fillojmë me “të keqen më të vogël” të tij: vetëpëlqimin. Ai ka një mendim të shkëlqyer për veten. Jeton me idenë se Shqipëria i rri ngushtë, se ai do të duhej të ishte në krye të ndonjë vendi të madh, se këtu ku i ka rënë për hise të jetojë e të sundojë nuk ka të tjerë që të barabiten me të. Më kujtohet se në vitin 2011, kur ai po përgatitej të kandidonte për herë të katërt për kreun e Bashkisë së Tiranës, unë bëra një shkrim, në të cilin i kërkoja të mos e bënte këtë. Për dy arsye.
Së pari, ai në atë kohë ishte kryetar i Partisë Socialiste, dhe në mendjen e njerëzve ishte kandidati për kryeministër dhe së dyti, kandidimi për herë të katërt ishte një teprim në vetvete; ai kishte humbur motivimet për të qenë në atë post; çdo njeri do të demotivohej në atë rrethanë; nuk duhej lejuar më të kandidonte edhe sikur të mos ishte kandidati për kryeministër. Rama e kishte lexuar shkrimin dhe po atë ditë, në mbrëmje, më bëri një telefonatë. Gjëja e parë që më tha ishte se nuk kishte se cilin të vinte si kandidat. Ai e hodhi si një mendim të pafajshëm dhe as që i kishte shkuar në mendje se kjo që po thoshte ishte e çuditshme. Unë ia thashë sidoqoftë.
Që kryetari i një partie të rëndësishme të mendojë se në partinë e tij nuk ka një njeri tjetër, përveç atij vetë, që të kandidojë për një post të rëndësishëm, siç ishte ky i kreut të Bashkisë së Tiranës, kjo për mua është skandaloze. Siç është skandaloze, gjithashtu, që kandidati të kërkohet gjithnjë brenda partisë. Kjo e fundit është domethënëse, sidoqoftë. Fakti që nuk kërkohen e nuk preferohen kandidatë nga jashtë partisë, tregon se postet shihen si një lopë për t’u mjelë e jo si një përgjegjësi për t’u ushtruar e si një pushtet për t’u administruar. Partive tona u duket më e volitshme një humbje e garës sesa një fitore e saj me njerëz “të huaj”.
Në atë bisedë i thashë Ramës që shprehja “nuk kam asnjë kandidat tjetër të përshtatshëm përveç vetes” nuk e nxirrte në një dritë të mirë. Edhe sikur të ishte e vërtetë, ai nuk mund ta thoshte. Lëre pastaj që kjo nuk kish se si të ishte e vërtetë.
Kjo nuk ka se si të jetë asnjëherë e vërtetë, sepse askush nuk e di apriori se kush mund të jetë më i miri në ushtrimin e një përgjegjësie. Përveç kësaj, ai po kandidonte për herë të katërt, dhe të gjithë e dinin se i kish rënë hovi e entuziazmi për atë punë. Por Rama në një moment më ndërpreu, duke tentuar të më çarmatoste: “Po mirë, më thuaj një emër ti, dhe unë do ta vë kandidat të PS-së”.
Më kapi në befasi, jo thjesht me atributet prej despoti që po i jepte vetes (“më jep emrin dhe e vendos unë, tani, në telefon”), por edhe me tentativën për të më përfshirë edhe mua në këtë mes. Nuk kisha menduar ndonjëherë për këtë gjë. “Nuk është puna ime kjo”, -thashë, por ndërkohë kuptova se isha bërë aty për aty pjesë e lojës së tij: zura të vija trurin në punë e të sillja në mendje kandidatë të mundshëm. “Jo, jo, puna jote është; ja, më thuaj një emër dhe unë do të ta plotësoj dëshirën”.
Rama po këmbëngulte, duke u argëtuar shumë me pafuqinë time për të gjetur qoftë edhe një emër, por ndërkohë mua po më vinin ca ide. Fillova dhe unë të luaja: “Edhe sikur të të jepja ndonjë emër, ti nuk do ta vije”. “Thuaje një emër”, ia bënte ai.
“Do një emër ti? Ok, më erdhi një emër. Ben Blushi”, i thashë. Rama as nuk mori kohën e nevojshme për ta përpunuar këtë mendim. Kam përshtypjen që as emrin e kandidatit tim nuk munda ta thosha të plotë. Më mbeti sh-ja në gojë: Blushshsh …
“Atë kurrë”, tha Rama. “Epo ti nuk do kandidatë; ti do beniaminë të tutë”. “Jo, nuk është e vërtetë”, u mbrojt ai. Ky ishte momenti që unë të vijoja lojën: “Do emra të tjerë? Ja, po të jap unë një emër fitues. Do ishte edhe gjetje e mirë për ty, pasi me këtë do shfaqje vullnetin tënd për të ftuar në skenë edhe të tjerë, siç bëri Fatos Nano me ty”. “Hë”, nuk po i pritej Ramës.
“Eduard Selami”, -ia bëra unë. U vendos pak heshtje. Nuk është se po reflektonte mbi idenë që unë i dhashë. Nuk kishte se ç’të reflektonte. Ai ishte i qartë mbi identikitin e kandidatit. Kishte një mijë vjet që ishte i qartë. Dhe në fakt, pas një a dy sekondash, ma prapësoi idenë pa shumë ceremoni.
“Ah, as ky nuk të pëlqen? Të jap unë një tjetër. Quhet Shenasi Rama”. Dhe nuk po bëja shaka. Nuk është se e dija se kush ishte ky i fundit, nuk është se kisha ndonjë simpati, madje më ish dukur një njeri i vrazhdë e pa klas me sulmet badihava që bënte prej Amerikës (edhe mua më ish-vërsulur disa herë), por ishte një emër me kredenciale të mira morale dhe politike (ish-student i dhjetorit).
Por Ramës iu duk sikur unë po e fusja nëpër ca labirinte të panjohura. Ai nuk ishte mësuar të kulloste nëpër livadhe të tilla. As që e merrte në konsideratë një kandidat jashtë partisë së tij dhe kjo flet edhe për vizionin e tij aspak përfshirës, madje përjashtues. Ndërsa brenda partisë shihte veç një emër që ishte shumë larg të tjerëve: Edi Ramën. Këtë vetëpëlqim e ka edhe më të madh sot.
Ju thatë që vetëpëlqimi është e keqja më e vogël e Ramës. Cila është një e keqe më e madhe, ose e keqja më e madhe e tij?
Është njeri pa ideale. Vini re: Po them pa ideale, jo pa ide! Ide ka, por nuk e vë ujin në zjarr për to. Mund t’i flakë tej për hiçgjë, gjë që do të thotë se ato nuk kanë hedhur rrënjë në qenien e tij. Dhe kjo gjë e bën të mos ketë asnjë projekt të vetin qeverisës. Bën ç’t’i dalë përpara për të arritur të vetmin qëllim që ka: Të rrijë në pushtet!
Ka qenë i aftë, sidoqoftë, t’ua marrë votën shqiptarëve.
T’u marrësh votën të tjerëve nuk është një gjë me të cilën mund të mburresh. Jo domosdoshmërisht. Votat rëndom shkojnë për marifetçinjtë. Sidomos në Shqipëri. Dhe Rama është marifetçi i mbaruar. Con artist, do ta quanin anglezët, dhe ky është një term që i rri mirë edhe për shkak të ndonjë shoqërimi morfologjik. Ai është me formim e shije artisti dhe, si të shumtët e artistëve, ka shumë stil, e pak substancë.
Dhe stili e ka ndihmuar të jetë fitues në garat politike. Kur i duhet, përpiqet që stilin ta shesë për substancë. E kur nuk ia del dot ta bëjë këtë “shitje”, bën tjetrën: bën gjithë dynjanë të flasin për stilin e jo për substancën. I pëlqen të luajë me teprimin, si të dojë të vijojë një lojë që natyra ka bërë me të, më saktë me shtatin e tij. Dhe ka luajtur me pamjen e vet me një zell stilisti, duke harruar se sot për sot ndodhet në një fushë, atë të politikës, ku nuk para (nuk është e këshillueshme të) luhet me teprimin.
Nuk kam parë të tjerë që ta shohin si një problem këtë.
Shikoni, as unë nuk është se po e bëj për të madhe. Sikur të ishte thjesht artist, do ia ndiqja me kërshëri trille të tilla. Unë sërish me kërshëri ia ndjek. Madje, më duket edhe argëtues në shumë raste. Ai është në të drejtën e tij ta bëjë këtë, ai mund të mbajë, nëse ia jep në kokë, edhe vathë, edhe piercing, edhe tatuazhe në llërët e krahëve apo në gushë, por duhet ta dijë se kjo qasje e tij, edhe pse nuk është as e dëmshme, as e rrezikshme, e nxjerr atë si të dhënë pas lojërave nazike e fiksimeve me pamjen, si njeri që i jep rëndësi dukjes para thelbit, që pëlqen improvizimin para veprimit me plan e agjendë, e për pasojë e ekspozon si të paqëndrueshëm.
Politikanët, kudo nëpër botë, në të gjitha kohërat, kanë ecur me idenë se njerëzit duan që ata t’u ofrojnë garanci për qëndrueshmëri, ekuilibër, fokusim, integritet, sens mase, vetëkontroll, disiplinë dhe kjo është një nga arsyet, mendoj unë, që ata janë të kujdesshëm me dukjen e tyre, vishen njësoj në të gjithë botën, me kravatë, këmisha të bardha, kostume të errëta, këpucë të zeza. Është kjo një pamje e stërtestuar që ofron garancitë e mësipërme.
Politikanët, kudo e kurdo, me fare pak përjashtime, kanë besuar se teprimi e spitullimi nuk të japin pikë, të bëjnë që të merresh për njeri me hënëz, për njeri të brishtë e të hapërdarë në pikëpamje psiko-mentale, për një njeri të prirur për të eksperimentuar pa fund.
E cdo te thote Z.M.Nano me kete rrefim vetem per te mbushur faqen e gszetes! Kujt i sherben kjo taktike provokuese=ndikuese?!
Jam i nje mendje me Mucin!
Ramen e votuan masivisht shqiptaret,sepse Berisha ua kishte nxire jete!
Gjykuan se ky njeri qe e akuzon Berishen kaq shume,me siguri qe do te beje gjera ndryshe nga ai,sigurisht me te mira duke vene theksin tek shteti ligjor, etj!
Duke qene se ishte thjesht piktor normal ishte qe ai te mbante rreth vetes njerez qe zoteronin cilesite e nevojshme per drejtimin e shtetit sidomos ne financa,jurisprudence,politiken e jashtme,rendin publik etj!
Po Rama e bazoi punen e tij jo tek vlerat e shtetit ligjor,por tek imazhi i tij personal!
Ai shpejt tregoi cilesite e nje njeriu arrogant,mendjemadh,harbut,cinik,i pa edukate etj qe i mungonin mbi te gjitha cilesite e nje BURRI SHTETI!
Rama nuk e do dialogun,por monologun se eshte mendjemadh!
Ai nuk i praon keshillat,pa le me kritikat dhe akuzat!
Rama hoi nga praktika e qeverisjes pritjet e popullit dhe ankesat e qytetareve u bene sa per t’u tallur!
Administrata shteterore dhe vendore i nxjerr gjuhen popullit se nuk e sheh ate se eshte ne sherbim te tij!
Prandaj Rama ndodhet para deshtimeve te shumta dhe mashtrinet e tij nuk vlejne gjate!
Pas Berishes Rama na e ka nxjerre perfundimish Shqiperine nga zemnra,prandaj shqiptaret po ikin per dite me mira prej kendej neper bote!
Me ceremonine e djeshme per tradhetarin ballist Muhdi Frasheri ai e corri masken e antishqiptarit dhe doli hapur para popullit shqiptar si armik i tij!
Edhe pse per ty skm respekt fare o muqi vogel , kete here ke goditur ne shenje.
Muço, Rama vazhdon të jetë e keqja më e vogël .
Hë për hë, atë kemi .?
Muc-katundari hicet si “opinionist i pavarut” …..
ky vend ka marre fund , pyetet Muc-katundari per emra kryetaresh bashkie, kulmi i demokracise…
muci me i rendesishem se forumet e partise….
kulmi i kulmit kur ky flet per klas, fiks sikur flet nje prostitute per moral…
E keqja e ketij kombi nuk eshte Rama por Lul Pjeshka qe nuk ben per lider opozitar.Flasim cdo dite dhe harrojme se ABC e te gjithe te keqijave dhe te mirave jane zgjedhjet e lira e te ndershme.A kemi bere ndonjehere ne zgjedhje te ndershme dhe te lira qe nga formimi i shtetit? JOOO.Atehere c’flasim per Ramen,Salen Nanon e Lulushin.Aty ku votohet dhe nuk numerohet apo numerohet si ia do qejfi dikujt kesoj liderash do te kemi.Demokraci do te thote qe vota e popullit te numerohet sic hidhet.Pastaj populli popull eshte.Apo s’jemi dhe nje popull pa shtylle kurrizore ne.Ne harrojme personalitetet dhe figurat e ndritura qe kane dhene per shtetin dhe nderojme Linda Morine apo Lek Plepin.Me shume i intereson c’tha ujku i Cerrikut apo Ver Llapa sesa specialistet e ekonomise per PPP.Nuk ka opozite ndaj qeverive.Nuk jane te besueshem pasi jane te perlyer.Berisha bashke me Lulin dhe te tjere aty te hapin krahun per nje opozite reale.Po te me dali djali panxhar i Fahri Balliut dhe te me flasi per bllokmenet eshte “hapu dhe”.Apo Genc Pollo spiun i grekut dhe super i perlyer ne korrupsionin e fibrave optike dhe digitalizimit.Po nuk e moren ne dore te huajt (flas per amerikanet e gjermanet) ku popull eshte i destinuar te vuaj.Ah se harrove.Pritet te miratohet ne parlament nje projektligj qe i hap rruge nje PPP te re.Por burime te sigurta thone se ka ndeshur ne rezistencen e Braces qe nuk po i mbushet mendja te votoje per te.Projektligji eshte per dhenien e grave te politikaneve me PPP tek oligarket.Sala eshte kundra se deri me sot vetem ai e ka patur Lirine bashke me Bracen.Por pro ketij projektligji thuhet se jane ato te LSI.Kryemadhi dhe Tit Vasili dhe Haxhinasto do ta votojne sa me shpejt bashke me Ramen.
O Tani nga elbasani Pse lodheni kot or miku im.Zgjedhjet ne keto vende mikroskopike si yne pamvarsisht diritambeve qe ne i thurim vetes per gjoja pozite strategjike gjeografike e te qenurit djepi i njerzimit apo ballaknit minimumi,jane percaktuar njelloj si vendet ku do zhvillohen kampionatet boterore pasradhese per 10-12 vjetet qe vijne .Ndaj merruni me ndonje pune ,nxirrni ndonje kokerr leku se keta te gjithe tallen me kete popullin tone trim liridashes e miop.
me fshatar delirant se ky Muci, nuk ka… se si mundet ky robi t’i tregoje tjetrit se kete duhet te veje kandidat ne Tirane, kur s’ka asnje kontribut e pergjegjesi per qeverisjne, vetem truri i shpellarit skraparlli e kupton….
Per c’a i merrni keta lloj hajvanesh neper auditoreve aman se e shkaterruat jo vetem arsimimin po edhe karakterin e rinise
MUÇ NANO NJE MUTE MUTI NJE ZAGAR ME INTELEKT PER TE FSHIR BYTHEN NJE ZAGAR QE E MERITON TI THUASH : ROBET NE PIDH KU TI KESH MOR PLERE JE NJE QELBESIR I PA SHOQ
Tema, fshije kete koment te BRSS. Nuk i vlen debatit rreth ketij shkrimi.
Muci, kam nje sugjerim per ty. Futu ne politike qe te kontribosh me ide dhe veprime direkte me njerezit qe te mos flasesh vetem nga pozicioni i opinionistit dhe qe te njohesh boten tjeter te politikberesit. Kur thua e keqja me e vogel per Ramen, gje qe e them edhe une, atehere po veten tende mos e ve automatikisht ne nje te keqe me te madhe se Rama? Do thuash ti qe nuk je duke u mare me politike apo kandidat per drejtues shteti , partie apo bashkie. Atehere rri rehat dhe boll na derdellit gjepura se populli Ramen do tani per tani sa te dale dikush me i mire se ai. Mund te kete individe qe mumd te bejne punen me mire se Rama por ata nuk bejne dot shume gjera te tjera qe kompletojne figuren e nje drejtuesi si Rama. Pra u duhet me shume kohe per te plotesuar figuren e udheheqeit qe do te perballet edhe me opoziten. Tregon vecse qe je i zoti per te gjykuar te tjeret por te kontribosh vete nuk ke bythe. Provoje nje here te kuptosh sfida te tjera qe nuk i ke menduar ndonjehere te te dalin perpara dhe qe duhet tu japesh zgjidhje
Ti nuk e ben dot pasi aftesia jote me e madhe do ishte te mbyllje zyren dhe te shkruaje nje liber. Ndersa Rama do shruaj librin dhe do perballet edhe me sfiden. Ne kete menyre do vertetonte edhe thenien e tij te famshme se Muci dhe shume si ai krijojne kazanin simpatik. Te paca per kafen e mengjesit Muco!
Nuk i heq asnje presje ketij komenti te Evropes!!
Shume e qarte, Rama nga te thenat e mucit rezulton i pergjegjshem dhe jo aventuries! Propozimet e Muc Nanos jane te tmerreshme, Ben Blushi ne krye te bashkise tiranes do ishte nje parazit si Luli, nje gjobaxhi nga mengjesi deri ne darke duke dhene favore ne kembim te parave (tenderat e blushit si minister i arsimit dhe si minister i pushtetit lokal jane me nam nderkombetar per korrupsionin familjar) dhe do te kishim nje delirant qe do na nxinte jeten. Eduard Selami dhe Shenasi Rama jane tmerre te nje lloji tjeter. Ndaj tipave si muci nuk u duhet dhene mundesi te bejne sugjerime se te marrin ne qafe!!!!!
O Muc katunari, Ramen nuk e votuam si e keqja me e vogel, por si alternativa me e mire. Ti kokrra e katunarit mos te rrej menja se je me lart e me i zgjut se elektorati Shqiptar.
Me kandidatet qe I ke paraqit Rames per Tiranen dukesh se je I vjeter, shume I vjeter o Muc Nano. Nuk qeveriset kryeqyteti me njerez te moshes tende. Ke diferenca te medha kulturore me Ramen. Dhe ky rast e tregon. Ai zgjodhi Erjonin dhe ka pas te drejte.
Muc nano ja ke bere psikologjisjen tamam atij sharlatani
Ka dash me be reklam librit I gjori. Po krejt provincial ne mendime dhe sygjerime. E pengojne shtresat e para te kultures. I lindur ne skrapar dhe per rinine sekretar I pare, ke ardh vone ne Tirane, nuk behesh dot qytetar.
Sa poshte ka rene gazetaria me kete medioker….flet per Ramen……nje intelektual dhe intiligjent….sa larg me Muc Nanon…..gazetar i veteshpallur qe vec brockulla flet…cilin Ben Blush te beje Kryetar bashkie ….. eke pare ndonjehere ben Blushin duke punuar…….pika qe sju bie ju llumit te medias
Po mire more Mut(ç) Nano po si behet kur partia jote fiton zgjedhjet dhe ti thua te vendodet kryetar i bashkise kryeqyteti nje njeri i nje partie tjeter atehere pse u fute ne zgjedhje po ato te partise tende qe fituan zgjedhjet do ti çosh ne opozite , edhe kete e degjova prej nje gazeari pa tru si ju . E dyta . A e pe punen (e madhe)qe beri Blushi , shau sa shau Edi Ramen krijoj parti e mori ne qafe edhe te tjeret qe i besuan siç ishte profesoresha shkodrane dhe ku e ke sot partine e Blushit . Me sha eshte kollaj por me punu duhet me pas bole te medhaja more zotni Muç .
Lider si Rama do t’i kishte fat te madh jo nje parti shqiptare apo Shqiperia sic po e ka fatin ta kete por cdo vend i botes. Nje here ne 500 vjet vjen shansi sidomos vendeve te vogla te kene figura te permasave te medha.
Dmth Muci eshte me i zgjuar se Rama ? Vari lesht cfar analistesh kemi delirante dhe papike modestie.
Z. Nano (Mustafa), ka mendim por shqipja e tij eshte e varfe, jo vetem fjalori shume i kufizuar, por edhe sintaksa. Ne kete fragment qe boton tema shqipja eshte si ne asnje shkrim tjeter te Nanos. Nuk kam dyshim se merita eshte e redaktorit. Mencuri eshte edhe te zgjedhesh redaktorin profesionist.
Tung