Vetëm pak minuta pasi presidenti Meta dekretoi Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale kryeministri Rama.
Në reagim, Rama shkruan se edhe kur krisjet duken të pariparueshme gjithmonë ka një zgjidhje.
Rama thotë se “ministri i ri eshte njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur”.
“Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i Brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka VullnettëMirë.
Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur”, shkruan Rama.(TemA)
Do ta besoja këtë që thua o Edi, në rast se nuk aprovon zonjën Tusha në KLSH, jo se ka ndonjë arsye për zonjën Tusha, por për mënyrën që e përdori ilir meta,pazar politik, e vetmja mënyrë që ai njeh. Për kyshtetutë zbëhet fjalë sepse ai ka kohë që e ka harruar se Shqipëria ka Kushtetutë.
Urojme Pune te mbare Ministrit!
Me duket se edhe Rama ka lajthitur. Flet per vullnet te mire njelloj si Ilir Floriri per dashuri. Po pse o Kryeminister ishte vullneti apo kapja mat. Ti vet na ke thene qe politika eshte si loja e shahut, ndersa tani na flet per principet dhe mirekuptimin ne politike. Te lutem na thuaj ku je. E keni kethyer kete popull ne loco, por jeni vet ju politikanet per tu varur teneqene. Vazhdo me urtesi dhe dashuri se “mire” ke per te perfunduar dhe ti qe ne te besuam aq shume.
Zoti ministër futi ne burg politikanet e poshter qe kan shkaterruar shqiperine keto 27 vjet
Te shohim levizjen e radhes te Like pushtit.
Nuk ka sens per ta aprovuar kandidaturen e Vitore Tushes ne ate post.Keto jane manovra jo vetem te Ilir Metes por jane udhezime edhe te mikut te tij Sali Berisha. Arsyet ata i dine shume mire se pse.
Dashuri e dendur e p… e.f…..Njeri me i bukur se tjetri.Lum si ne.
Shikoni me vemendje fotografine me lart te ketij lajmi,
kujtoni replikat dhe deklaratat e tyre gjate javes se fundit,
per te kuptuar hipokrizine e paskrupull te mafies politike,
duke imagjinuar te tjera pazare qe luhen ne kurrizin tone.
Ku ke mbetur ti dreq Vetting-u?? Hapi pra dyert e burgut!!
Shikoni me vemendje fotografine me lart te ketij lajmi,
kujtoni replikat dhe deklaratat e tyre gjate javes se fundit,
per te kuptuar hipokrizine e paskrupull te mafies politike,
duke imagjinuar te tjera pazare qe luhen ne kurrizin tone.
Ku ke mbetur ti dreq Vetting-u? Hapi pra dyert e burgut!