Pranga 5 doganierëve, kapen në flagrancë duke kontrabanduar mallra të ndaluara

17 Nëntor 2018, 14:04Kronika TEMA

Pesë doganierë janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë duke kontrabanduar mallra të ndaluara.

Doganierët e doganës së Qafë-Thanës u hetuan nga SHÇBA në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Ndër të tjera njoftohet:

“Arrestohen në flagrancë 9 shtetas, 5 prej të cilëve punonjës në Doganën e Qafë-Thanës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sekuestrohen 2100 goma të përdoruara, të dyshuara si kontrabandë.

Në sajë të një pune të mirëorganizuar nga strukturat e lartpërmendura, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Arrestimi i shtetasve të mësipërm, u krye pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë bërë të mundur futjen kontrabandë të një kamioni me rreth 2100 goma të përdoruara, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, të ngarkuara në mjetin tip kamion me drejtues shtetasin Stojmir Treneski, i cili u ndalua mbrëmjen e djeshme, nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Maliq, pranë fshatit Sovjan, teksa po tentonte të shkarkonte mallin e kontrabanduar, në magazinën e Petraq Dimkos.

Në vijim të veprimeve proceduriale, u bë sekuestrimi i kamionit që transportonte mallin kontrabandë së bashku me mallin (rreth 2100 goma të përdorura).

Vijojnë hetimet për të dokumentuar veprimtarinë e personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë linjë kontrabandimi.

2 komente në “Pranga 5 doganierëve, kapen në flagrancë duke kontrabanduar mallra të ndaluara”

  1. tafa says:

    kur njoftimet policore apo te prokurorise theksojne ne cdo dy tre rreshta fjalen dyshohet eshte e sigurt qe do marrin gjoben per vete dhe shume shpejt do ti lene me detyrim paraqitje.Kjo eshte rrumpallhana tek drjetesia jone

  2. sapa says:

    Pas dy ditesh arrest shtepie dhe lihen te lire!Shqiptare te ndershem qe keni mbetur!Shisni cfare keni merrni femijet neqoftese i keni te vegjel dhe nuk e njohin korrupsjonin dhe ikni ne perendim qe tju siguroni femijeve jete te ndershme.Ky vend jo sot qe nuk behet por edhe pas 50 vjetesh keshtu eshte!Cdo minute qendrimi me teper ne vendin e krimit shqiperi ju sherben vetem atyre qe kane vjedhur dhe vjedhin padrejtesisht dhe me karriken e pushtetit.E vetmja arme qe i ka mbetur ketij populli eshte braktisja e ketij vendi tjeter nuk ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje