E dhunon gruaja, burri nga Durrësi kërkon urdhër mbrojtje të menjëhershëm

15 Nëntor 2018, 19:46Kronika TEMA

Një 33-vjeçar ka kërkuar urdhër mbrojtje për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që ka ushtruar gruaja e tij. Denoncimi është bërë një ditë më parë në Policinë e Durrësit.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se një ditë më parë shtetasi A.N., është paraqitur në polici për të kërkuar ndihmë.

Ai pretendon se ndihet i rrezikuar nga gruaja e tij dhe për pasojë ka kërkuar që të lëshohen një urdhër mbrojtje i menjëhershëm, në mënyrë që të mos i afrohet prej një distance të caktuar.

Pas bërjes së kallëzimi, policia nisi hetimet për gruan dhunues dhe dosja ka shkuar në Prokurorinë e Durrësit nën akuzën e dhunës në familje.

2 komente në “E dhunon gruaja, burri nga Durrësi kërkon urdhër mbrojtje të menjëhershëm”

  1. says:

    Duhet të jetë grua që ka ndryshuar seks.

  2. shqipo says:

    Po pse nuk I keput edhe hallatet dhe ja jep edhe ato gruas, se burreria te paska lene me kohe e me vakt?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje