Saga kriminale e Shkodrës, ky është motivi që dyshohet për vrasjet e Ferracakëve

14 Nëntor 2018, 18:36Kronika TEMA

Qyteti i Shkodrës u trondit mesditën e sotme nga një tjetër ngjarje kriminale e një profili të rëndë.

Në vendin e quajtur ‘Markata Rus’ në lagjen ‘Partizani’, 31-vjeçari Fatos Ferracaku u ekzekutua me 8 plumba në kokë, ndërsa miku i tij Fatmir Mehaj mbeti i plagosur.

Motivi i krimit nuk dihet ende, ndërsa një burim i tha Lapsi.al se policia ka dyshime që Ferracakët kanë dijeni për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci, prandaj po ekzekutohen për të humbur gjurmët e krimit.

Për Arjan Ferracakun që u ekzekutua teksa shëtiste me kalë më 1 shtator, u hodh në media teza se ai mund të ishte ekzekutuar gabimisht.

Por burimet thonë për Lapsi.al se ai ka parë vrasjen e ish policit dhe bashkëjetueses së tij. Për të njëjtin motiv, pra të pasjes dijeni për këtë ngjarje, duket se është ekzekutuar sot edhe kushëriri i tij, Fatos Ferracaku.

Ferracaku, tregtar peshku në markatë, u nda nga jeta në spital.

Dëshmitarë të vrasjes ishin dhjetra qytetarë, të pranishëm në këtë zonë të populluar të Shkodrës.

Autorët e vrasjes u larguan nga merkata me motorr.

Sipas dëshmitarëve të shumtë, ata ishin të maskuar.

Motori që përdorën vrasësit u gjet i djegur në një lagje periferike të Shkodrës.

Policia ka shoqëruar disa persona deri më tani, por ende nuk dihet kush janë autorët.

2 komente në “Saga kriminale e Shkodrës, ky është motivi që dyshohet për vrasjet e Ferracakëve”

  1. ? says:

    Ilir Meta është shkaktari i vrasjes pasi po vonon dekretimin.

  2. "BOHOTINA" says:

    DHE VETINGUN NE DREJTESI…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje