Dënimi i bandës “Shullazi”, reagon ambasada e SHBA: Po tani kush e ka radhën?

14 Nëntor 2018, 12:20Kronika TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reguar pas vendimit të Gjykatës e cila dënoi me 55 vite burg bandën “Shullazi”.  

Në një postim në faqen e saj zyrtare ambasada e cilëson vendimin e djeshëm një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. 

Më tej në njoftim thuhet se vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. 

“Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor.  

Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. 

Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti.  

Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. 

Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?” – shkruan ambasada e SHBA në Tiranë. (TemA) 

13 komente në “Dënimi i bandës “Shullazi”, reagon ambasada e SHBA: Po tani kush e ka radhën?”

  1. Konica USA says:

    Natyrisht Saliu, pastaj Meta, pa denimin e ketyre dyve nuk mund te thuhet se u vendos drejtesija ne Shqiperi.

    1. Kalec Dega says:

      Vetem eliminimi nga drejtesia dhe konfiskimi i pasurise te horrave te meposhtem:
      Nano
      Berisha
      Meta
      Rama
      Basha
      Nishani
      Ruci
      Imami
      Ruli
      Tualet Palla etj etjetj

      vetem atehere do krenohemi qe jemi shqiptare…..

  2. Klea says:

    Tani rradha e Berishes, Metes, Rames, Bashes dhe Mediut. Po nuk i arrestuan dhe tju merret pasuria ketyre çakejve ta harroje ?? usa se ka bere ndonje gje te sakte.

  3. ben says:

    Berisha me Meten jane me mijera here me kriminele se sa banda Shullazit.
    Berisha ka vrare, Meta ka vjedhur

  4. lalai says:

    Berisha…
    Nano…
    Meta…
    Basha…
    Rama…
    Pa u arrestuar këta ska asgjë në vijë…pastaj vijnë..Ruli,Idrizi,Majko,Ruçi,Caci mamuthi,Sejko e Fullhajni…..etj.
    Shkurt 98% e Politiqënëve!!!
    Pastaj Kompanitë Hkadute që nga ai Montatori NUSHI I Naftës e të gjithe me rradhë…..duhet pastrim RADIKAL dhe në Kompani hajdute që kanë Emra GJERMANË…ITALIANË…FRANCES…apo ITALIANË!!!

  5. UT says:

    Sali Berisha,
    te tjeret jane diletante para krimeve 30 vjecare te tij.

  6. Kush e ka radhen?ne plasem duke thene qe berisha e ka pas radhen perpara shullazeve,por ju te ambasades amerikane po e mbroni.
    Dhe ne bejme pyetjen pse e mbroni saliun?

    1. Loku says:

      Se Saliu i ka ndare leket me ata qe thone kush e ka radhen.

  7. Dymi says:

    Sa-leh, lexoje me vemendje kete deklarate te ambasades se SHBA-se! Per ty e ka fjalen. Behu gati!

  8. Perkthyesi says:

    Saliut dhe Ilirit nuk i hyn me gjemb ne kembe, sepse, po te kishin qene per tu denuar, do ishin me kohe pas hekurave! Ata ti gezojne ata pasuri, pavaresisht se i kane vene me djersen e b…s! Keto thenie te ambasades jane thjeshte lloqe Kavaje! Kujtojme me kete rast premtimet e ish ambasadorit Lu, i cili nuk la afat kohor pa na treguar per arrestimet e bujshme! Ku jane? Ambasada e tyre qenka shqiptarizuar plotesisht!

  9. Tanush says:

    Nuk eshte problemi sa denua, por sa do qendroj ne burg. Edhe kriminele te tjere kane marre denime, por ce do tani kane dale jashte me arsye te ndryshme.Keshtu te shikojme sa kohe do rrije ne burg.

  10. Anonimus says:

    USA, Horrat që ju shërbejnë janë të paprekshëm në këtë vend! Në fund të fundit më kërma si Berisha e keni kthyer këtë vend në koloni, duke e varrosur në borxhe marramendese, duke i shkatërruar dhe kanibalizuar çdo sektor strategjik, duke i shkatërruar ushtrinë dhe hequr çdo të drejtë vetëmbrojtje.
    E late Sali Berishën të shqyeje e tè masakroje me klanin dhe familjen e tij dhe ai ju dorëzoi shërbimet sekrete, integritetin, financat, ushtrinë, sovranitetin. Tani në fund morët dhe kalanë e fundit, Drejtësinë.
    Për të pare se kush jeni, mjafton deklarata e fundit e ambasadorit Lu, kur pas përpjekjeve të Sali Berishës kundër Reformës drejtesi dhe kërcënimeve të tij kriminale për të shkrumbuar Shqipërinë, ambasadori ju thotë shqiptarëve që politikani që më shumë donte reformën ishte Sali Berisha. A thua se shqiptarët janë kombi më idiot qe s’ju besojnë syve dhe veshëve, por vetëm maskarait amerikan të rradhës. Me këtë donte ti thonte publikisht Sali Berishës që është i paprekshëm dhe që qëllimi i vetëm i tyre ishte rrëmbimi i drejtesise. Ja dolën duke mashtruar, manipuluar dhe duke çuar qellimisht shqiptarët në nivele dëshperimi me drejtësinë talebane të Berishës.
    Tani drejtësinë e bëjnë amerikanet sipas interesit të djepit të tyre. Kriminelë,hajdutë, vasalë dhe jashtëqitje si Sali Berisha do na i imponojnë si tribunë të kombit. Por historia na mësoi se në bankën e tè akuzuarve se bashku me Sali Berishën, janë dhe vetë amerikanet si kumbare të tij. Aleatët, heronjtë, lapidarët, larot vene e vijnë.
    Kështu që na i kurseni deklaratat patetike dhe mashtruese!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje