Gjykata e Krimeve të Renda ka dhënë sot vendimin për bandën ‘Shullazi’.
Mesohet se per Shullazin eshte dhene 14 vite burg.
Ndërkohë mbështetësi i tij kryesor Gilmando Dani u denua me 12 vite prapa hekurave.
Krimet e Rënda kanë dhënë sot vendimin për grupin e Emiljano Shullazit.
Gjykata ka dënuar Shullazin me 14 vite burgim ndërsa mikun e tij Gilmando Dani me 12 vite.
Ndërsa për shtetasin Endri Qyqa janë dhënë 10 vite burgim. Po kaq janë dhënë edhe për Endrit Zelën.
Ndërkohë, për një sërë veprash penale Shullazi është shpallur jofajtor.