Vrasja për një karrikues, sherr te Krimet e Rënda: Prindërit e Marvi Mihalit përplasen me prindërit e Devis Bitrajt

13 Nëntor 2018, 12:28Kronika TEMA

Seanca gjyqësore që është duke u zhvilluar tek Krimet e Rënda për vrasjen e Marvi Mihalit, është shoqëruar me tensione të forta.

Prindërit e këtij të fundit janë përplasur me tone të ashpra me prindërit e Devis Bitrajt.

Ata kanë debatuar me prindërit Bitrajt, duke i akuzuar për provokim, pasi djali i tyre dyshohet si autor i vrasjes.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ku mësohet se prindërit e 22-vjeçarit janë përplasur ashpër edhe me prokurorët e çështjes.

Marvi Mihali u godit me thikë korrikun e vitit të shkuar dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.(TemA)

1 komente në “Vrasja për një karrikues, sherr te Krimet e Rënda: Prindërit e Marvi Mihalit përplasen me prindërit e Devis Bitrajt”

  1. S’vritet njeriu për kinkalerina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje