Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se për këtë vit buxheti për mbrojtjen do të jetë 9 miliardë e 350 milionë lekë më shumë. Nga Kuçova, Xhaçka tha se kjo rritje e buxhetit do të përkthehet edhe në rritje rroge, duke nisur nga 19%.
“Me këtë buxhet, synohet për të arritur disa marrëveshje. Po përmbushen detyrimet e NATO-s. 9 mld e 300 milionë lekë këtë vit do të rrisin motivimin e personelit ushtarak.
Vëmendja jonë kryesore është që ta nisim nga gradat, rritja e këtyre pagave do të nise nga 19 %.
Tani më do të kryejmë edhe punime parandaluese dhe rehabilituese për parandalimin e emergjencave civile.
Do jemi edhe më të aftë që të menaxhojmë projekte që ulin riskun e fatkeqësive natyrore. Forcat e Armatosura do të jenë më pranë komunitetit”, tha ministrja.
Investimi i NATO-s në bazën e Kuçovës krahas rritjes së sigurisë të vendit tonë do të sjellë me vete përfitime të shumëfishta duke krijuar mundësi të reja dhe më shumë frymëmarrje zhvillimit ekonomik dhe social të gjithë zonës.
Kështu deklaroi sot nga Kuçova ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë prezantimit të Buxhetit të Mbrojtjes, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
“Vendimi i marrë nga NATO për të investuar dhe modernizuar këtë bazë është një lajm shumë, por shumë i mirë për të gjithë. Është një lajm shumë i mirë për vetë punonjësit e bazës, për forcën ajrore, për zonën e Kuçovës, për Urën Vajgurore, Beratin, ndoshta dhe më gjerë”, nënvizoi Xhaçka. Sipas saj, është gjithashtu një lajm shumë i mirë në veçanti për vendin tonë , por është një lajm shumë i mirë edhe për të gjithë rajonin.
“Baza e Kuçovës, me një histori dhjetra vjeçare që i ka shërbyer si bazë e rëndësishme e aviacionit civil shqiptar ku breza të tërë aviatorësh, teknikësh, e specialistësh kanë dhënë më të mirën e tyre mes shumë sakrificash për ta mbajtur atë në gatishmëri të plotë operacionale”, theksoi Xhaçka .
Por, vijoi ajo, koha kaloi dhe fluturimi i fundit këtu daton në tetor të 2005 ku motorët e avionëve që shohim sot këtu u fikën dhe mbi qiellin e Kuçovës ra qetësia .
“Për të gjithë ata që kanë shërbyer në këtë bazë dikur por edhe për pilotët e Forcës sonë Ajrore sikurse për ushtarakët e Forcës së Armatosur investimi i NATO-s në Kuçovë ishte një lajm i jashtëzakonshëm që u shoqërua me shumë emocione”, tha ministrja duke shtuar se baza ajrore e Kuçovës është e vetmja bazë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor . Ministrja tha se “kjo bazë do të sjellë një rivitalizim të ekonomisë lokale nëpërmjet përmirësimeve të infrastrukturës, punësimeve dhe biznesit të shërbimeve, por jo vetëm”.
“Ky është një investim i atyre përmasave dhe një mundësi për të cilin ne duhet të jemi shumë krenarë që në 9 vite të pranisë tonë në Aleancë arritëm ta kemi në vendin tonë. Përmes vendosjes së bazës së NATO-s në vendin tonë aleanca ka nënvizuar lidershipin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon për mbrojtjen e sigurinë”, shtoi ajo.
Ministrja u shpreh se “vendi ynë ka hyrë në një fazë tjetër marrëdhëniesh me aleancën ka hyrë në një fazë maturie si anëtar serioz , i përgjegjshëm dhe i besueshëm me kontribute të qenësishme dhe të vlerësuara nga Aleanca”. “Pikërisht kjo fazë e re marrëdhëniesh që dikton më shumë seriozitet, jo vetëm për të përmbushur objektivat tona kombëtare, por edhe detyrimet dhe angazhimet që kemi ndaj Aleancës”, tha Xhaçka.
Me fjale te tjera nuk po behet asgje per sa I perket rritjes se kapaciteteve te ushtrise shqipetare .
Te gjitha qeverite disfatiste shqipetare te 27 viteve te fundit e kane shkaterruar qellimisht forcen e ushtrise shqipetare . Keta dordolece te politikes shqipetare duhet te marrin shembullin e Kroacice per sa I perket rritjes kapaciteteve ushtarake . Edhe sikur shqiperia te ishte gjeografikisht ndermjet Belgjikes dhe Hollandes asaj gjithsesi do ti kerkohej te rriste kapacitetet e saja nga ato egzistueset. Por imagjinojeni se Shqiperia perballet cdo dite me forma te ndryshme te ekspansionizmit sllavo- grek , dhe fqinjet tane nuk Jane Belgjika, Hollanda apo luxemburg, por Jane Serbia, dhe Greqia .