“Arrest me burg” për dy shoferët që aksidentuan për vdekje me makinë babë e bijë në Korçë.
Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Korçës, për Petrit Kupe dhe Laurenc Pallashi.
Viktimë nga aksidenti mbeti 32-vjecari Sokol Hoxha si dhe vajza e tij 6-vjecare të cilët po ecnin në trotuar.
“Arrestimi i dy shoferëve u bë pasi në unazën e qytetit të Korçës, duke drejtuar respektivisht mjetin tip “Volksëagen” me targa AA837JU dhe mjetin tip “Benz” me targa AA831AA, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga rruga, duke sjellë si pasojë, vdekjen e shtetasit Sokol Hoxha, 32 vjeç dhe të vajzës së tij shtetases P.Hoxha, 6 vjeçe, banues në Korçë, të cilët kanë qenë duke ecur në trotuar”, thuhej nga policia.