“BalkanWeb” siguron vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, për të ndjerin Edison Harizaj, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri në atentatin e tri ditë më parë në Durrës.
Vendimi i cili mban datën 03/03/2004, është firmosur nga gjyqtarët Klodiana Gjyzari, Marsela Balili dhe Shkëlzen Selimi.
Bazuar në hetimet e prokurorisë, trupi gjukyes vendosi dënimin e Harizajt me 19 vite burg, për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim, plagosje e kryer në bashkëpunim si edhe tentativë vrasje, ndërsa u caktua që dënimi të kryhej në një burg të sigurisë së lartë në vend.
Mes treshes së gjyqtarëve e cila vendosi dënimin me 19 vite burg për Edison Harizajn, ishte edhe gjyqtari Shkëlzen Selimi, i cili u shkarkua me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit pasi iu nënshtrua procesit të vetingut.
Cështja ngre edhe një herë debatin për sigurinë e gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar përmes ventingut, si në rastin konkret, kur i ndjeri Harizaj kishte fituar lirinë, ndërsa gjyqtari që e dënoi atë vite më parë, u shkarkua nga detyra.
Ndërsa deri pak ditë më parë, të dy ishin shtetas të lirë, Harizaj edhe pse me një skedë të pasur kriminale, por edhe Shkelzen Selimi, i zhveshur me vendim të KPK, nga pelerina e gjyqtarit.
I ndjeri Edison Harizaj, te cilit i ishte caktuar te kryente dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë, u lirua me një vendim të gjykatës së shkallës së parë në Krujë, marrë në korrik të vitit 2010, vendim për të cilin, pagoi një shumë të konsiderueshme parash.
Ndëkohë i ndjeri Harizaj ishte skeduar nga policia për një sërë veprash kriminale, duke u konsideruar si ‘Padrino i Vlorës’.
I njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazi, 39-vjecari dyshohet se ka kryer një sërë krimesh, përfshi dhe ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Edison Harizaj njihej ndryshe si “Edison Faqedjeguri” dhe “Edisoni i shtatë pallateve” në qytetin bregdetar të Vlorës.
Keshtu eshte kur gjyqtaret i keni bere PERENDI!
Qe te kete drejtesi te vertete duhet qe gjyqtaret dhe prokuroret te mos emerohen nga shteti,por tre votohen nga populli sic behet per deputetet!
Bile gjyqtaret dhe prokuroret jane me te rendesishem ne vend se sa deputetet se ata kane ne dore drejtesine,te japin ose ta marrin pronen,jeten etj!
Ndersa deputetet jane zero para tyre!
Ne se gjyqtaret dhe prokuroret do zgjidhen nga populli me vote me siguri qe ata epror do njohin popullin dhe jo mafiozin kriminel apo qeveritarin!
Kete pune e kishte zgjidhur shkelqyeshem Enver Hoxha ku te gjithe i votonte populli!
Si mund te nenvleftesohet roli i gjyqtarit vetem me emerim ndersa nje keshilltar i bashkise votohet nga populli ne zgjedhje?
A ka me poshtersi se kjo?
Qe ketu fillon korrupsioni dhe padrejtesia!